Pamje tronditëse nga stadiumi i Barcelonës: Minjtë “hedhin valle” në fushë pas shiut të madh

Barcelona ka qenë objekt kritikash të shumta për rinovimin e stadiumit 'Camp Nou', i cili është më shumë se një vit prapa afatit dhe mbetet ende larg kryeveprës moderne që ishte premtuar.
Në prag të përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Kopenhagës, pamjet nga stadiumi i Barcelonës kanë bërë xhiron e botës.
Teksa skuadra katalanase po përgatitej për sfidën ndaj ekipit danez, ekipi i TNT Sports Mexico ndodhej në stadium duke realizuar përgatitjet para ndeshjes të martën në mbrëmje.
Kamerat e tyre kanë kapur një mi në anë të fushës në Camp Nou, duke lëvizur lirshëm në ambientet e stadiumit — pamje që janë shndërruar në burim talljeje për tifozët e ekipeve rivale dhe shqetësimi për ata që pritet të frekuentojnë stadiumin.
Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi tifozët e Barcelonës u përballën me reshje të dendura shiu gjatë fitores 3-0 ndaj Real Oviedos të dielën.
When they said Hansi Flick was looking for a rat in the Barcelona dressing room...pic.twitter.com/ryySfnipMU
— Football España (@footballespana_) January 28, 2026
Mes të pranishmëve që u lagën nga shiu dhe breshëri ishte edhe presidenti Joan Laporta, ndërsa çatia e stadiumit nuk pritet të instalohet më herët se sezoni i ardhshëm.
Një numër gazetarësh publikuan gjithashtu pamje të hapësirave të tyre të punës të përmbytura nga uji, me disa tavolina që ndodheshin ende të pambuluara.
Pamjet e miut kanë ngritur shqetësime të mëtejshme mbi standardet e higjienës në një impiant ku shërbehet ushqim, si dhe mbi kushtet e punës në stadium.
Nuk është hera e parë që ngrihen shqetësime të tilla, pasi Konfederata Sindikale e Komisioneve të Punës (CCOO) ka protestuar më parë jashtë stadiumit, duke pretenduar përdorim të paligjshëm të fuqisë punëtore migrante nga kompanitë e ndërtimit të kontraktuara në 'Camp Nou'./Telegrafi/



















































