LAJMI I FUNDIT:

Pamje të dronëve turq “Bayraktar” të cilët u bënë bashkë si një flotë

Pamje të dronëve turq “Bayraktar” të cilët u bënë bashkë si një flotë

Dronët turq Bayraktar AKINCI (TİHA-sulmues me armë) në Qendrën e Trajnimit dhe Testimit të Fluturimit AKINCI u mblodhën si një flotë për “shkrepjen kolektive të fotografive dhe videove”.

Në një deklaratë nga kompania Baykar thuhet se vazhdon procesi i zhvillimit dhe prodhimit të Bayraktar AKINCI TİHA, i cili zhvillohet në nivel kombëtar dhe unik nga Baykar në kuadër të projektit AKINCI të kryer nën udhëheqjen e Presidencës së Industrive të Mbrojtjes të Turqisë.


Ishte 30 kilometra larg, droni Bayraktar godet me saktësi të lartë objektivin – duke përdorur një municion të ri
Lexo po ashtu Ishte 30 kilometra larg, droni Bayraktar godet me saktësi të lartë objektivin – duke përdorur një municion të ri

Më tej bëhet e ditur se tre dronë AKINCI TİHA që përdoren për aktivitete stërvitore dhe testuese në Komandën e Aeroportit Çorlu dhe katër dronë AKINCI TİHA që do t’i dorëzohen Komandës së Forcave Ajrore, morën pjesë së bashku në xhirimin e fotove dhe videove, transmeton Anadolu Agency.

Në flotën AKINCI, e cila u mblodh për xhirime, u përfshinë 3 AKINCI TİHA të përdorura nga Baykar për trajnim fluturimi dhe aktivitete testimi dhe 4 Bayraktar AKINCI B me një fuqi totale motorike prej 1500 HP, e përbërë nga 2 motorë (2X750 HP), që do t’i dorëzohen komandës së Forcave Ajrore.