Pamje të aksidentit të rëndë: Vetura përplas këmbësoren në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën mbrëma në rrugën “De Rada” në Prizren.
Një veturë ka përplasur një femër në vendkalimin për këmbësorë.
Lidhur me këtë rast, Telegrafi ka tentuar të marrë informacion nga policia në rajonin e Prizrenit por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka arritur të sigurojë një përgjigje zyrtare.
Por, sipas një video incizimi të publikuar nga RTVBesa, shihet qartë se si këmbësorja goditet nga vetura.
PAMJET mund t'i shikoni KËTU.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































