LAJMI I FUNDIT:

Pamje shokuese nga përmbytja e pronës së George Clooneyt në vlerë prej 12 milionë eurosh

Pamje shokuese nga përmbytja e pronës së George Clooneyt në vlerë prej 12 milionë eurosh
(Foto: Backgrid/Spartacus/SplashNews.com)

Thuajse e gjithë prona e George Clooneyt dhe bashkëshortes së tij, Amal, që ndodhet në Berkshire është përmbytur nga lumi Thames gjatë stuhisë Dennis që e ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Fotografitë e pronës (në vlerë prej 12 milionë eurosh) nga shekulli i 17-të, para dhe pas përmbytjes, janë shokuese. Në to shihet se fusha e tenisit, tarraca dhe pjesa më e madhe e pronës është nën ujë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që prona e yllit hollivudian përmbytet nga uji, transmeton The Sun.

Për t’i bërë gjërat më keq, në Angli janë paralajmëruar reshje të mëdha shiu që mund të shkaktojnë përmbytje akoma më intensive.


Prona e George dhe Amal Clooney pas përmbytjes (Foto: Spartacus/SplashNews.com

Çifti i famshëm ishte vendosur në këtë pronë në vitin 2016, pasi e kishin rinovuar në tërësi, duke qenë se paraprakisht ishte përmbytur nga uji. Njëherësh, është paralajmëruar edhe stuhia e pestë e këtij sezoni që do të marrë emrin Ellen.

Stuhitë Dennis dhe Ciara janë shoqëruar me reshje të mëdha, ndërsa Britania e Madhe është përballur me përmbytjet më të mëdha në 200 vitet e fundit. /Telegrafi/

Prona e George dhe Amal Clooney para përmbytjes (Foto: Backgrid)

Prona e George dhe Amal Clooney pas përmbytjes (Foto: Spartacus/SplashNews.com)

Prona e George dhe Amal Clooney pas përmbytjes (Foto: Spartacus/SplashNews.com)

Prona e George dhe Amal Clooney pas përmbytjes (Foto: Spartacus/SplashNews.com)

Në trend Magazina

Më shumë
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Magazina
Amber bën bujë me deklaratën e saj për Laertin: Ai ka pasur eksperiencë me një shoqen time transgjinore

Amber bën bujë me deklaratën e saj për Laertin: Ai ka pasur eksperiencë me një shoqen time transgjinore

Magazina
Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori