LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga operacioni për fikjen e zjarrit në Sazan, Rama: Për ata që nuk kanë sy të shohin, nuk kemi asgjë për të thënë!

Pamje nga operacioni për fikjen e zjarrit në Sazan, Rama: Për ata që nuk kanë sy të shohin, nuk kemi asgjë për të thënë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një video nga operacioni për fikjen e zjarrit në ishullin e Sazanit me ndërhyrje nga ajri.

Në një postim në Facebook, Rama ka shtuar se situata e zjarreve në këtë periudhë është e vështire për t’u kontrolluar edhe në vende të tjera si Greqia, Turqia edhe Spanja të cilat po ashtu po luftojnë me zjarret.

Përkeqësohet situata në Sazan, zjarri afrohet pranë godinave të ish-bazës ushtarake
Lexo po ashtu Përkeqësohet situata në Sazan, zjarri afrohet pranë godinave të ish-bazës ushtarake

“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikoptera me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…”, ka shkruar Rama.


Peleshi: Izolohen disa nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit në Sazan
Lexo po ashtu Peleshi: Izolohen disa nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit në Sazan

Kryeministri ka postuar gjithashtu edhe reagimin e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi për situatën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori