Tani duhet t´i thoni lamtumirë grimit të rëndë dhe flokëve të lënë pas dore. Pamja e fundverës duhet të jetë sa më natyrale dhe e thjeshtë, me tone transparente dhe të lehta për fytyrën e sytë dhe flokë të fryrë dhe tërë volum.
“Flokët, edhe nëse nuk janë shumë të gjatë, nuk duhet të lihen pas dore, por duhet të jenë fryrë, qofshin kaçurrela natyrale apo të bëra në permanent. Ndërkohë që flokët e drejtë këshillohet të jenë në një gjatësi mesatare”. Këto janë këshillat që jep stilisti Roberto D’Antonio, që gjithashtu zbulon edhe të fshehtat e modeleve të reja të flokëve për stinën e nxehtë të verës. Tani gjithçka duhet të ketë një pamje sa më natyrale, për të qenë sa më perfekt në këtë sezon.
Ndërkohë, asnjëherë mos harroni se kujdes më të madh për flokët duhet të tregoni pas kthimit nga deti. Mbrojini flokët para dhe pas ekspozimit të gjatë në diell. Për flokët e gjatë ditës këshillohet t´i mbani sa më të lidhur. Ndërkohë mund të zgjidhni edhe një stil pak të egër, ndërsa për mbrëmjet nuk do të ishte keq sikur t´i lidhnit me një fashë apo një shall të gjerë, stili i viteve ´70, për të pasur pamjen e një vajze të butë dhe të ëmbël.
Për grimin këshillohet më shumë përdorimi i nuancave të lehta me efekte shkëlqyese, të ngjashme me diellin, shumë të këndshme dhe tërheqëse gjatë verës. Por fjala kyç e këtij sezoni është transparenca. Pra, për lëkurën dhe mollëzat tendencë janë produktet me tonet e perlës, të bardhës dhe nuancave të çelura të të gjitha ngjyrave të lehta, që do t´i japin fytyrës suaj më shumë dritë dhe bardhësi.
Ndërsa sytë duhet të jenë të lyer me tonalitetet e së kaltrës, kuqes, portokallies, së artës dhe të bronzta, që do t´i japin më shumë hijeshi pamjes suaj të nxirë. Ndërsa për buzët nuancat duhet të jenë të ngjashme me atë të lëkurës dhe mollëzave, të shkëlqyeshme dhe të çelura, që krijojnë efekte të veçanta në kontrast edhe me ngjyrën e lëkurës.
Por, ajo çka është më e rëndësishme, është fakti se jeni të lira të eksperimentoni nuancat sipas dëshirës. Lirshmëria që fal ky sezon në përdorimin e tonaliteteve nuk ka qenë kurrë më parë, ndaj është edhe një mundësi shumë e mirë për të përfituar nga rasti. Ndoshta, duke ndjekur këtë rrugë do të arrini të gjeni edhe atë që ju pëlqen, dhe që i shkon më për shtat nxirjes së lëkurës suaj. Ndërsa prerjet dhe stili i flokëve duhet të jetë sipas tendencës së kësaj stine. /Telegrafi/
Profil: Kadrije Canolli
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës