Butrint Imeri ka zbuluar ditën e publikimit të projektit të tij më të ri.
“Kanga jote”, titullohet kënga më e re e këngëtarit, e cila pritet të publikohet nesër në kanalin “PlayShqip” të YouTube, ndërsa për videon e këngës është përkujdesur “FilmNation”.
Telegrafi ka arritur të siguroj disa fotografi të marra nga videoja e re e këngëtarit, ku shihet edhe përkrah një vajze duke vozitur një automobil.
Kujtojmë se kohë më parë, këngëtari kishte sjell një videokëngë “Eja Eja”, i cili u pëlqye shumë nga fansat. /Telegrafi/