Portretet individuale nisën të bëhen kah fundi i Mesjetës. Në to shiheshin princërit e sundimtarët, ushtarakët që donin të shprehnin autoritetin dhe ta bënin të njohur pushtetin e tyre (Sigismondo Pandolfo Malatesta). E, disa donin të dukeshin edhe joshës (Maurce de Saxe).

Tendencat e tilla, për të shprehur autoritet e pushtet, më vonë u adaptuan nga biznesmenët (Louis-François Bertin). Por, ishin edhe vet artistët ata insistonin në këtë paraqitje, si Eugene Delacroix apo Jean-Auguste-Dominique Ingres.


Në mesin e pikturave që mund të shihen më poshtë, janë edhe ato që shprehin momente të rëndësishme të historisë, siç është Etienne Marcel - luftëtar i rëndësishëm i Luftës Njëqindvjeçare anglo-franceze - si dhe frika dhe ndjesia e mirë e zbatimit të detyrës nga revolucionarja Charlotte Corday që vrau jakobinin Jean-Paul Marat.

Pamja01 e1531908798208

Pamja01 1 Portreti i Sigismondo Pandolfo Malatestas, 1450 (punuar nga: Piero della Francesca)

Pamja02 e1531908713617

Pamja02 1 Portreti i Hermann Moritz Graf von Sachsenit (i njohur si Marechal de Saxe), 1748 (punuar nga: Maurice Quentin)

Pamja03 e1531908694875

Pamja03 1 Portreti i Louis-François Bertinit, 1832 (punuar nga: Jean-Auguste-Dominique Ingres)

Pamja04b

Pamja04 1 e1531908078165 Portreti i turkut me turban, 1826 (punuar nga: Eugene Delacroix)

Pamja05b

Pamja05 1 Jupiteri dhe Tetida, 1811 (punuar nga: Jean-Auguste-Dominique Ingres)

Pamja06b

Pamja06 1 e1531908183253 Provosti i tregtarëve, Étienne Marcel, dhe dofini Sharl, 1879 (punuar nga: Lucien Melingue)

Pamja07 2 e1531908854888

Pamja07 1 Charlotte Corday, 1860 (punuar nga: Paul Jacques Aime Baudry)

/Telegrafi/