Së fundmi Rusia ka sulmuar me raketa qytetin e lindjes së Zelenskyt, Krivi Rih.

Tashmë janë publikuar pamje dramatike nga sulmi, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se rusët goditën me raketa balistike një kompleks banimi në qytet.

Raportohet për të paktën 16 të vrarë, duke përfshirë 6 fëmijë.

Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur 50 të plagosur, ndërsa përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë.

“Sulmet ruse ndodhin çdo ditë. Njerëzit vdesin çdo ditë. Ka vetëm një arsye pse kjo vazhdon: Rusia nuk dëshiron një armëpushim, dhe ne e shohim atë”, tha Zelensky pas sulmit. /Telegrafi/