LAJMI I FUNDIT:

Pallaska: Argumentet e opozitës në Gjykatën Kushtetuese ishin politike, jo juridike

Pallaska: Argumentet e opozitës në Gjykatën Kushtetuese ishin politike, jo juridike

Avokati Dastid Pallaska, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka folur për mundësinë e angazhimit të tij në politikë, duke theksuar se ai si jurist çdo ditë, ndonëse jo direkt, merret me politikë.

Ai ka thënë se nuk është një person i cili është populist dhe se ka dëshirë tua bëjë të tjerëve qefin, duke shtuar se kjo është dobësi e tij në raport me politikanët e Kosovës.

“Nuk jam njeri që tenton më fitu dashurinë e njerëzve, por respektin e tyre. Dashurinë e kërkojmë brenda familjes tonë. Jam në gjendje të jem në shërbim të vendit”, ka thënë Pallaska.


Ai ka theksuar se është në gatishmëri që të kontribuoj 24 orë për vendin, sepse sipas tij, Kosova është atdheu i vetëm që e ka.

Pallaska ka folur edhe për aktvendimin e Kushtetueses në lidhje me zgjedhjen e Hashim Thaçit si president i Kosovës, duke theksuar se përgjigja e Kushtetuese bën të kuptohet se “pretendimet e parashtruesit të kërkesës janë qartazi të pabazuara”.

Sipas tij, pretendimet që i ka ofruar shtruesi i kërkesës janë qartazi të pabazuara, duke shtuar se kjo kërkesë nuk ka qenë e  mbështetur në argument të forta.

“Unë e kam përmendur, në momentin kur është paraqitur kërkesa, se 95 për qind e parashtruesit të kërkesës ka qenë e përqendruar në çështje që nuk do të qojnë peshë te gjykata. Kërkesa shumë pak është përqendruar në procedurën e përjashtimit të deputetëve. Mund të them se 90 për qind të argumenteve kanë qenë të natyrës politike, e të cilat nuk kanë peshë për Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar ai.

Pallaska ka thënë se shumë pak rëndësi i janë kushtuar çështjeve të pastra juridike, nga ana e parashtruesit të kërkesës.

“Më intriguese dhe interesante ka qenë mënyra e përjashtimit, procedurat për përjashtimin e deputetëve, e që lidhet drejtpërdrejt me të drejtën e tyre të votimit. Ekzistojnë procedura të sakta se si deputetët mund të përjashtohen, dhe nuk e di a janë respektuar këto procedura”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori