Ndërtesa e zyrave CNN në Nju Jork u evakuua të mërkurën në mëngjes.

"CNN Nju Jork sapo është evakuuar, polici kudo", citojnë mediat e huaja gazetarin e CNN, Eric Levenson, postim të cilin e ka bërë në Twitter.


Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, zyrat e CNN janë të vendosura në Qendrën Time Warner në Manhatan, dhe e gjithë ndërtesa u evakuua.

Mediat raportojnë se personelit i ishte thënë se kishte një "paketë të dyshimtë" të identifikuar, në dhomën e postës.

Ndërkohë mediat kanë raportuar pako me eksplozivë u gjetën ditën e sotme edhe në shtëpitë e dy ish-Presidentëve, Bill Clinton dhe Barack Obama. Po ashtu u çmontua edhe një tjetër ditën e hënë në shtëpinë e miliardierit George Soros. /Telegrafi/