Pak kush e ka vërejtur rolin vendimtar që Busquets e luajti te gjuajta e lirë e Messit ndaj Atleticos

Se Sergio Busquets është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në vitet e fundit kjo tashmë është fakt që shumica pajtohen.
Spanjolli bën shumë gjëra në fushë që loja e Barcelonës të jetë sa më përfekte dhe shumë nga ato nuk kapen fillimisht nga sytë e tifozëve.

Një nga ato është roli i tij që kishte te goli i fitores së Barcelonës ndaj Atletico Madridit që u shënua nga Lionel Messi prej gjuajtjes së lirë.
Argjentinasi shënoi golin e 27-të sezonal në La Liga dhe atë 600-të në karrierë dhe kjo erdhi edhe fal mençurisë së Busquetsit.

Mesfushori spanjoll i ishte afruar Messit dha ia kishte shpjeguar idenë për të penguar Jan Oblakun që të ketë një pamje të mirë, pasi pesë herë Topi i Artë e pranoi, ai ia shpjegoi edhe Ivan Rakiticit dhe Gerard Piques.























































