LAJMI I FUNDIT:

Pak çaste para masakrës në Shri Lankë, kamerat e sigurisë filmojnë kamikazin duke u futur në kishë (Video)

Pak çaste para masakrës në Shri Lankë, kamerat e sigurisë filmojnë kamikazin duke u futur në kishë (Video)

Organizata terroriste ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmet me bomba në Shri Lankë, ku zyrtarët e këtij vendi pretendojnë se është “hakmarrje” ndaj sulmit në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re.

“Rezultatet preliminare të hetimeve kanë zbuluar se ajo çfarë ka ndodhur në Shri Lankë, është hakmarrje për sulmin ndaj myslimanëve në Christchurch”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes Ruëan Wijewardene, transmeton Telegrafi.

Shtetasi australian Brenton Tarrant kishte vrarë 50 besimtarë myslimanë në dy xhamitë e qytetit Christchurch në Zelandë të Re më 15 mars, si dhe kishte transmetuar gjithë masakrën live në Facebook.


Agjencia propagandistike e ISIS-it, AMAQ, ka njoftuar sot se është përgjegjëse për shpërthimet. E ministri Wijewardene ka fajësuar dy grupe lokale ekstreme për sulmet e koordinuara që lanë të vrarë 321 persona, përfshirë 45 fëmijë, por zëdhënësi i kabinetit të tij ka pranuar se besojnë se sulmuesit ishin ndihmuar nga dikush jashtë vendit.

Mediat lokale kanë publikuar pamjet e kamikazit i cili shihet duke ecur lirshëm nëpër qytet me një çantë në shpinë, ku më pas futet në kishë ku edhe ka ndodhur sulmi vdekjeprurës.

Ai fillimisht analizon qendrën e qytetit dhe më pas futet në kishën e mbushur me besimtarë, ku disa sekonda më pas ka ndodhur shpërthimi ku humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori