Ka tash e sa kohë që është përfolur për një ftohje të raporteve mes këngëtarit Butrint Imeri dhe reperit Don Xhon.

E krejt këto dyshime lindën fillimisht për shkak të mungesës së reperit drenicas në festën megalomane të ditëlindjes së Butrintit, që e realizoi në jug të Shqipërisë pak javë më parë.


Dyshja në fjalë larguan gjithashtu njëri-tjetrin për një kohë edhe nga rrjetet sociale.

doni4

Mirëpo së fundmi, ata kanë vërtetuar se mes tyre shoqëria vazhdon - gjatë një mbrëmjeje në Pejë, ku të dy bashkë kanë qenë të ftuar për të performuar në diskotekën "Sancy Club" të Pejës.

Ka qenë fillimisht Don Xhoni ai i cili e ka prezantuar Butrintin në skenë dhe më pas janë shfaqur të dy të përqafuar në skenë, duke interpretuar para publikut këngën e tyre të përbashkët "Corazon".

Ndërkohë, Butrinti gjithashtu shpërndau një fotografi të tij me Don Xhonin dhe menaxherin e tyre të përbashkët, duke shkruar në mbishkrimin e saj: "Fjala e fundit e muzikës. Të pandashëm, tre në një". /Telegrafi/

avdiudenis 360155342 976062233436621 7780959551880145920 n Don Xhoni dhe Butrint Imeri me menaxherin e tyre (Foto: Denis Avdiu/Instagram)