LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Raportimi i Kurtit për dialogun

Tensione në Kuvendin e Kosovës: Përplasjet e Kurtit me opozitën dhe misteri i Asociacionit

Përditesuar 03/11/2023 10:54

Seanca e së premtes e Kuvendit të Kosovës është përshkuar me debate të ashpra e akuza të rënda mes deputetëve të opozitës dhe kryeministrit Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, i cili ishte i ftuar për të raportuar lidhur me takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, u ballafaqua me pyetjet, kritikat dhe akuzat e opozitës për draftin e Bashkimit Evropian për Asociacionin.

Para nisjes së seancës, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), iu shpërndanë lule deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Ata i kanë “uruar” deputetët e LVV-së për “themelimin” e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke iu thënë “Urime Zajednica”.

Teksa e akuzonin për mashtrim e mostransparencë, deputetët e opozitës kërkonin nga Kurti që drafti i paraqitur nga emisarët e BE-së dhe SHBA-së të bëhet publik edhe për ta.

Por, sipas kryeministrit, ai duhet të mbahet konfidencial, pasi një gjë të tillë e kanë kërkuar emisarët euro-amerikanë.

Kreu i ekzekutivit kosovar tutje tha se drafti i emisarëve është për shkak të marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015 dhe se nuk do të kishte draft të emisarëve në fund të tetorit po të mos ishin ato marrëveshje.

“Nuk ekziston asnjë informacion që u është dhënë ambasadorëve qe ju nuk i dini… Sot jam në muajin e 32-të të qeverisjes, ku është Zajednica? Unë po ju them që s’ka me pasë. Unë e kuptoj kërkesën tuaj që ta shihni draftin, por emisarët euro-amerikane na thanë mos me tregu draftin. Tash a me koordinim a pa koordinim? Qysh po doni se jam në hall me ju. Pra unë jam në koordinim të vazhdueshëm. Me bo me ua tregu juve draftin i bie pakoordinim. Veç tregomëni qysh po doni me ua tregu, a me koordinim a pa koordinim?”, u shpreh Kurti, raporton Telegrafi.

E, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pyeti kryeministrin nëse përmendet në draft marrëveshja e vitit 2013.

“Për që i nënshtrohesh Lajçakut kështu s’kam besu. Lajçaku po thotë mos fol, ti: okej!”, tha Krasniqi.

Kurse, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se nuk duhet të nënshkruhet drafti për Asociacionin.

“Ky dokument nuk duhet të nënshkruhet me Serbinë. Statuti i Asociacionit është çështje e Kosovës, dhe meqë keni një marrëveshje me Serbinë… kryeministër Serbia po merr gjithçka e s’po jep asgjë”, u shpreh Abdixhiku.

E në fund Kurti tha se e ka pranuar draftin e Asociacionin si pjesë të një pakete, ku përfshihet edhe Marrëveshja Bazë e Aneksi i Zbatimit.

Ai shtoi se kjo i ishte kërkuar si “urgjencë e madhe për shkak të situatës gjeopolitike” nga krerët evropianë, por edhe SHBA-ja.

“Draftstatuti i propozuar i ka vërejtjet te ndërmjetësi. Unë kam pranuar nënshkrimin e paketës. Po të më thoshin pranoje veç draftstatuin, nuk do ta pranoja. Ata nuk kërkuan prej meje ta pranoj veç draftin, sepse nuk do të mund ta pranoja. Po si pjesë e paketës, kur të thonë krerët evropianë, me mbështetjen e SHBA-së, është urgjencë e madhe për shkak të situatës gjeopolitike, po e bëjmë sonte pra. A është ashtu? Edhe marrëveshja bazike, edhe aneksi i zbatimit, edhe ky draftstatut. Me ato vërejtjet e mia, po le të jetë aty. Por me nënshkrim. Pa nënshkrim, s’ka pranim. Pa nënshkrim, s’ka garanci për zbatim”, deklaroi kryeministri.

Ndryshe, edhe Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku Kurti raportoi lidhur me Asociacionin dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Anëtarë të PSD-së mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Regjimi i Zajednicës”. /Telegrafi/


Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 20:16:02" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 20:16" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 20:16

Përfundon seanca e Kuvendit, rreth 8 orë diskutim për dialogun

Pas rreth tetë orë diskutim në Kuvendin e Kosovës, ka përfunduar seanca plenare.

Në këtë seancë ishte ftuar kryeministri Albin Kurti për raportim në lidhje me takimin e fundit në Bruksel.

Partitë opozitare kanë kritikuar dhe akuzuar shefin e ekzekutivit se i njëjti ka pranuar asociacionin, që dikur e kundërshtonte.

Kryeministri Kurti duke iu përgjigjur deputetëve, ka thënë se nuk e ka pranuar draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kurrë nuk do ta nënshkruajë draft-statutin, pasi ai do të duhej të jetë pako së bashku me marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit.

Pas deklarimeve të deputetëve të pozitës dhe opozitës, ka përfunduar seanca, ndërkohë që kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se për 11 pikat e mbetura do të caktohen për një seancë tjetër.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 19:29:44" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 19:29" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 19:29

Haxhiu: Hashimi në ballë të luftës, Albini me duar në xhepa i arrestuar prej Serbisë, reagon Konjufca

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu deklaroi se teksa Hashim Thaçi ishte në ballë të luftës, Albin Kurti kishte dezertuar dhe arrestuar nga Serbia. Për këtë deklaratë ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se është e papranueshme ofendimi i të burgosurve politikë. Më pas ka replikuar edhe kryeministri Kurti, i cili tha se Haxhiu është ndër deputetët e rrallë që “s’e ka huq asnjë votim të keq”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se kryeministri Kurti po realizon interesat e Serbisë në Kosovë.

“Hashimi në ballë të luftës, Albini me duar në xhepa i arrestuar prej Serbisë edhe i dezertuar dhe i dorëzuar. Nuk desha t’ju them këtë, por pasi po e kërkoni po ju them… Vuçiq të shau, ti heshte, ai me 60 paramilitarë mercenarë me Radoiçiq të nënshtroi dhe të detyroi ta pranosh Zajednicën. Ne nuk jemi nënshtruar e as dorëzuar para Serbisë që i kishte 120 mijë ushtarë e paramilitarë. Prandaj e kemi fituar përkrahjen ndërkombëtare dhe e kemi fituar lirinë. Ky është dallimi mes neve dhe teje që e kërkove prej fillimit”, deklaroi ai, transmeton KP.

Pas kësaj deklarate, reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se është e papranueshme që të ofendohen të burgosurit politikë.

“Ishte krejt e papranueshme zotëri Haxhiu se si i ofendoni të burgosurit politikë. Është terminologji e papranueshme se si i ofendove të burgosurit politikë. Jo, jo, çdo të burgosur politikë. Edhe kolegë, ki aty të tuat, pak marre duhet të të vijë prej asaj pune. A më kuptove çka të thashë?”, deklaroi ai.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 18:57:26" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 18:57" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 18:57

Kurti: Nuk e kam pranuar draft-statutin për Asociacionin, kurrë nuk do ta nënshkruaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke iu përgjigjur deputetëve, ka thënë se nuk e ka pranuar draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kurrë nuk do ta nënshkruajë draft-statutin, pasi ai do të duhej të jetë pako së bashku marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit.

Sipas tij, arsyeja që ai konsideron që do të ishte gabim që Kosova ta shkruaj një draft-statut, është që deputetja e Serbisë, Daniela Vujçiq, i cili është edhe më keq se Republika Serbe, të cilin e kanë pranuar ndërmjetësit dhe ndërmjetësuesi ka tendencën që ta gjejnë një mesatare në mes të dy drafteve.

“Ka qenë kurth për mua, jam i bindur për këtë se tash konfidincialitetin e bisedimeve nuk mund ta nxjerr, por jam i bindur edhe më shumë sot se sa në pranverë e në verë, që po të kisha shkruar një draft-statut, do të vinim në një mes Daniela Vujçiq dhe meje dhe kjo do të ishte shumë e dëmshme. Unë kam insistuar në parime dhe tash emisarët kanë ardhur me një draft statut i cili njëmend i respekton këto principe, mirëpo unë prapë kam vërejtjet dhe kritikat e mia”, tha ai, transmeton KP.

“Unë nuk e kam pranuar draft-statutin. Kurrë nuk do ta nënshkruaj draft-statutin, por kur mu tha mua nga krerët evropian, situata është urgjente dhe shansi është unik. Unë thash pritni pak se marrëveshjen bazike, aneksin e zbatimit unë tashmë i kam pranuar. Nëse dëshironi një paketë, le ta bëjmë dhe unë e pranojë si pjesë të paketës, ndonëse i kam dhënë vërejtjet para dy dite, por vetëm si pjesë e paketës, jo të nxjerrët nga paketa dhe unë nga Bashkimi Evropian kam kërkuar gjithashtu edhe çështjen e partneritetit për paqe dhe të statutit të vendit kandidat. Mund ta merreni fjalën masandej, nuk është e hijshme e pasjellshme, mos më ndërhyni se është e rëndësishme dhe nuk e kam për vete. A sa për lista të zeza, nuk korruptohem e nuk shantazhohem unë. Kot është ajo punë, lëreni listat e zeza, për tjetër kë janë listat e zeza“, tha ai.

Lajmin të plotë e gjeni KËTU

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 16:14:49" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 16:14" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 16:14

Kurti-opozitës: Vuçiq iu do fort juve, por s’jeni më ju në Qeveri

Kryeministri Albin Kurti po vazhdon polemikat me liderët e opozitës në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për dialogun me Serbinë dhe draftin e statutit të asociacionit, të propozuar nga emisarët euro-amerikanë më 21 tetor.

Kurti duke iu referuar dy partive opozitare, PDK dhe LDK, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po i dëshiron vetëm ata në dialog, andaj po kërkon vetëm zbatimin e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015.

“Presidenti i Serbisë nuk po e dëshiron këtë draftin e asociacionit të emisarëve. Ai po dëshiron atë Zajednicën e juaj, po thotë se vetëm marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015 dhe asgjë tjetër nuk e pranoj. Vështirësitë më të mëdha gjatë bisedimeve në Bruksel i kemi këto. Ai po iu lyp juve dhe po iu dëshiron juve nuk po e dëshiron draft-statutin e emisarëve, por po dëshiron marrëveshjen me juve. Po thotë ku janë ata, juve po iu do ai. Ju do fort juve ai, por s’jeni ju më”, tha ai.

Sipas tij shumica e deputetëve opozitarë po flasin sikurse të ishin delegatë në Këshillin e Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Shumicën e kohës, shumica e deputetëve po flasin sikur me qenë delegatë në Këshillin e Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje. Pra, nostalgji për Albinin opozitar dhe të gjendet ndonjë kundërthënie të brendshme me të para shumë vjetëve. Së pari duhet të dilet prej atyre partive, për të ardhur në LVV, por unë nuk vendosi a ju pranojnë. Pastaj, në organet e LVV-së t’i diskutojmë këto gjëra. Ju s’keni qenë as atëherë me mua, nuk jeni as sot. Ju kam shpjeguar pafund herë, s’kam ndryshuar as koncept dhe as qëndrime, por gjatë kësaj rruge në pozita që i kam pasur nuk mund të kem strategjinë identike, ajo ka ndryshuar. Unë e bëj minimumin e pranimit të realitetit për maksimumin e ndryshimit të tij. Nuk do të isha në këtë gjendje po të mos ishin ato marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Ato janë trashëgimi e juaj”, theksoi Kurti.

Mirëpo, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Kurti po gënjen dhe se ka pranuar autonomi për serbët në Kosovë.

Lajmi i plotë KËTU

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 14:57:29" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 14:57" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 14:57

Jep mendimin tënd nëpërmjet votës


array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 14:52:48" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 14:52" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 14:52

Hoxhaj: Në veri Albin Kurti po ndërton autonomi

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit në seancën e sotme raportuese të Kryeministrit Kurti për marrëveshjen e Asociacionit.

Hoxhaj, në fjalën e tij tha se mesazhi që dha sot kryeministri është se do që ta mbajë të fshehtë marrëveshjen.

“Mesazhi që morëm sot nga kryeministri Kurti është se e ka pranuar marrëveshjen dhe do ta mbajë të fshehtë. A e keni menduar ju ndonjëherë se Albin Kurti sa ishte në opozitë ishte i parimeve dhe idealeve, dhe tani përfundon në një situatë ku është i fshehtë, dinak, idhnak, manipulues, dhe për t’ju vendosur hi syve qytetarëve të Kosovës. Këto janë taktika të manipulimit”, tha Hoxhaj.

“Nëse ky (Kurti) do të ishte burrështetas, sot do të thoshte ja e kam sjell draftin, shiheni draftin dhe lexojeni para se të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Do të duhej të thoshte se është i interesuar për konsensus të brendshëm politik, dhe me partnerët ndërkombëtar”, u shpreh tutje ish-ministri i jashtëm Envet Hoxhaj.

“Sot në Kuvend nuk e kemi vetëm një situatë të një mungese flagrante të transparencës që nuk e dijmë se çka ka pranuar, sot e kemi një situatë të një mungese flagrante të përgjegjësisë publike për fjalën e dhënë dhe për veprat e bëra.

Na shprego kryeministër, se ju thatë që nuk është zajednicë, tash na trego a është autonomi, ajo që e ke nënshkruar?”, u shpreh Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 14:04:18" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 14:04" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 14:04

Kurti-opozitës: Për besë jam në hall me ju, emisarët më thanë mos me tregu draftin – tash a po doni me koordinim a pa koordinim?

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i është përgjigjur disa pyetjeve të deputetëve nga opozita.

Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se emisarët i kanë kërkuar atij që mos ta bëj publike draft statutin.

Ai po ashtu iu drejtua deputeteve opozitar duke i thënë që është në “hall me ta”.

“E kuptoj kërkesën e juaj që ta shihni draftin, por emisarët më thanë që mos t’ua tregoj draftin. Tash si thoni ‘a me koordinim, a pa koordinim’. Unë  e kam nda me presidenten e shtetit. Ata kanë kërku që mos të publikojë draftin. Me bo me ua tregu draftin, i bien pa koordinim. Për besë jam në hall me ju”, ka thënë Kurti.

Lexo lajmin e plotë këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 13:38:22" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 13:38" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 13:38

Abazi, Kurtit: Çka je sot kryeministër, a je serbofil

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht deputet i pavarur, Haki Abazi tha sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se nuk ka torturë më të madhe se me dëgju ligjërime për marrëveshjet e së kaluarës për demarkacionin, Asociacionin.

Abazi pati edhe një gjëegjëzë për “ata që kanë kartelën e LVV”

“Si quhet një gjë që është vet-menaxhim sipas pikës 7 të marrëveshje e ndërlidhur me pikën 10”, tha deputeti.

“Serbo fil janë kryeministrat që pranojnë Asociacionin, çka je sot kryeministër? A je serbofil”, u shpreh Abazi.

Lexo lajmin e plotë këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 13:29:37" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 13:29" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 13:29

Kusari-Lila për dialogun Kosovë-Serbi: 2022 ishte viti kur u vendos një standard i ri

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për të arriturat e Qeverisë Kurti në dialogun me Serbinë.

Ajo para deputetëve tha se që nga fillimi i qeverisjes së tyre u synua të mbahen raporte të barabarta mes dy shteteve Kosovë-Serbi.

“Diskutimi i sotëm është i një rëndësie të veçantë. Dialogu Kosovë-Serbi nuk e kishte peshën e dy shteteve të barabarta… Në proces të negociatave të viteve të fundit jemi ballafaquar me zgjidhje dhe skenar që nuk i kanë bërë mirë vendit. Që nga fillimi i qeverisë u synua që të mbahen raporte të barabarta mes dy shteteve. Viti 2022 ishte viti kur u vendos një standard i ri…”, tha ajo

Lexo lajmin e plotë këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 13:18:44" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 13:18" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 13:18

“Zajednica nuk kalon”, Tahiri thotë se Kurti e lëshoi bajrakun

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë të transparences në dialog.

Tahiri tha se e gjithë kjo situatë shkon në interes të Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Është për keqardhje që përmes raportimit të vonuar po mësojmë për gjëra që më dashje apo pa dashje Kurti po i bën favor Vuçiqit, duke mos i publikuar detajet e dialogut. Një qasje e tillë e papërgjegjshme nuk do të duhej të kishte kryeministri”, tha ai.

Lexo lajmin e plotë këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 13:16:37" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 13:16" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 13:16

Abdixhiku kërkon nga Qeveria draft statutin: Asociacioni kushtetues duhet bërë, e jo si autonomi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar që ta shohin dokumentin e draft statutit, e jo siç tha ai “seanca e Kuvendit të humbas kuptimin përmbajtësor”.

Abdixhiku para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se fjalët e Kurtit të thëna në mënyrë kundërthënëse, nuk i kupton.

“Kryeministri i Kosovës paska vendosur t’i flas masave të vet…yjet politike dinë me qenë bukur me ironi. Por përtej kësaj ironie e kam të vështirë ta kuptoj, se si janë të gatshëm ta pranojnë qysh sonte por se kanë pranuar. Këto kundërthënie nuk arrij t’i kuptoj, e kuptoj gjuhën për masë që është e trishtë”.

Ai u shpreh se edhe pse janë bërë dy javë që nga akti i pranimit të draft statutit, ende janë në terr informativ për përmbajtjen e tij, lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 12:47:03" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 12:47" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 12:47

“Nuk është Zajednica”, Kurti pyet PDK dhe LDK pse Vuçiqi nënshkroi me juve e jo me mua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar raportimin e tij para deputetëve rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti ka thënë se draft-statuti nuk është “zajednicë”, ndërsa ritheksoi se është i gatshëm të nënshkruajë për draft-statutin për Asociacion, transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu tha “A mundet PDK dhe LDK me tregu se si ka vepru me bind Vuçiqin për nënshkrim për marrëveshje, ai me mua nuk po nënshkruan”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 12:46:09" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 12:46" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 12:46

Abazi vendos fotografi të Kurtit si “palaço” – pyet “kush e lëshoi Radoiçiqin nga rrethimi?”

Derisa kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte duke folur për draft-statutin e Asociacionit, deputeti Haki Abazi ka vendosur një fotografi të Kurtit si “palaço” dhe një mbishkrim “Kush e lëshoi Radoiçiqin nga rrethimi?”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 12:40:16" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 12:40" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 12:40

Krasniqi, Kurtit: A u qetësove kryeministër, se më bëre merak

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në fjalimin e tij në Kuvend ka kritikuar qeverisjen Kurti, gjersa kërkoi të dijë nga ai pse u vonua për në seancë, kur vet e ka caktuar kohën.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Krasniqi tha se është vështirë të dinë “a me qesh, a me qajt”:, kur 10 vjet ma vonë Kurti po e mbron Zajedicën.

Pas fjalimit të Kurtit i cili kërkoi ta dijë si ia kanë bërë LDK e PDK që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nënshkruante marrëveshjet me ta, Krasniqi iu drejtua duke i thënë “a u qetësove kryeministër, se më bëre merak”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 12:18:02" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 12:18" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 12:18

Kurti: Draft-statuti për Asociacion parasheh që të shikohet nga Gjykata Kushtetuese pas nënshkrimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur raportimin në Kuvend lidhur me zhvillimet e fundit në dialog.

Kurti para deputetëve ka thënë se me marrjen e pushtetit ka deklaruar se do të kenë qasje të re në dialog, transmeton Telegrafi.

“Sundimi i ligjit do të vazhdojë pavarësisht dialogut. Dy vite dialog kanë sjellë një marrëveshje, është ajo marrëveshja e Brukselit. Marrëveshja siç është thënë, është marrëveshje për njohje de-facto nga Serbia.

Qëndrimi i Qeverisë ka qenë dhe mbetet të zbatimi i plotë i marrëveshjes që kemi arritur në Bruksel. Në tetor kemi pritur emisarët, të cilët sollën planin për ecjen përpara. Ne e kemi mbështetur planin e ri. Kur kemi marrë qeverinë kemi thënë se na duhet një qasje e re në dialog. Draft-propozimi parasheh që duhet të shikohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës menjëherë pas nënshkrimit”, tha ai.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu:

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 12:06:33" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 12:06" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 12:06

Nis seanca e Kuvendit me një orë vonesë, Kurti flet për Asociacionin dhe dialogun

Me një orë vonesë ka nisur të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pikë e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe dialogun me Serbinë.

Kurti do t’i njoftojë deputetët e Kuvendit lidhur me procesin në dialog dhe çështjet tjera që ndërlidhen me këtë proces.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 11:54:29" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 11:54" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 11:54

Me një orë vonesë, ende nuk nis seanca e Kuvendit

Ishte caktuar të nisë në ora 11:00 seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të raportojë kryeministri Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, por edhe pas një ore ende nuk ka filluar.  

Megjithëse shumica e deputetëve janë mbledhur në Kuvend, i pranishëm ende nuk është kryeministri Kurti.

Kreu i ekzekutivit në ora 10:00 kishte të planifikuar një vizitë në Qendrën e Kërkim Shpëtimit të FSK-së në Pomozotin.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 11:44:11" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 11:44" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 11:44

“Urime Zajednica”, deputetët e AAK-së ndajnë lule për LVV-në

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës ku pritet të raportoj kryeministri, Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, kanë shpërndarë lule (karafila) deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Ata i kanë “uruar” deputetët e LVV-së për “themelimin” e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke iu thënë “Urime Zajednica”. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 11:12:23" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 11:12" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 11:12

Nis grumbullimi i deputetëve, Kurti përballet me deputetët

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të raportojë kryeministri Albin Kurti.

Kurti do të raportojë për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Para Kuvendit, edhe PSD po mban një aksion simbolik, duke mbajtur në duar mbishkrimin “regjimi i Zajednicës”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-03-2023 10:57:00" ["time"]=> string(16) "03/11/2023 10:57" ["update"]=> bool(false) } 03/11/2023 10:57

“Regjimi i Zajednicës” – PSD me aksion para Kuvendit

Partia Socialdemokrate po mban sot një aksion simbolik para nisjes së Kuvendit të Kosovës, ku pas pak do të raportoj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me Asociacionin dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Anëtarë të PSD-së po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime, ku shkruajnë “Regjimi i Zajednicës”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 11:00.