Pagjumësia mund të jetë tregues se ke një partner abuziv

Problemet me gjumin janë aq të shpeshta saqë studimet e fundit thonë se 1 në 3 persona ka vështirësi të flejë në mbrëmje. Por, e dije që mungesa e gjumit mund të jetë tregues i problemeve serioze me marrëdhënien tënde romantike?
Psikologia Deborah Gilman, e specializuar në traumat e familjeve dhe të rriturve, shpjegon se mungesa e gjumit ka raste kur përdoret si mjet abuzimi nga partneri.
“Pra, një nga partnerët e shtyn personin që ka në krah të rrijë pa gjumë dhe e nxit në mënyra të ndryshme që të mos flejë mjaftueshëm për ta pasur më të lehtë dominancën në marrëdhënie”, shpjegon ajo.
Por si mund të ndodhë kjo?
Gjumi është shumë i rëndësishëm për funksionimin e trupit në tërësi, çdo ditë. Nëse dikush nuk fle mjaftueshëm, të nesërmen jo vetëm do jetë i rraskapitur, por as nuk mendon dot qartë.
Me këtë taktikë, personi që e përdor mund të arrijë të marrë çdo gjë prej personit tjetër vetëm sepse fiton kontroll mbi të.

▪ Zgjime pa arsye reale nga partneri gjatë natës, që bëhen të shpeshta dhe të palogjikshme.
▪ Bisedat e orëve të vona, jo vetëm zgjaten, po kthehen në shqetësim të përditshëm që ta bën të pamundur të flesh e qetë.
▪ Ndjesia e fajit përdoret si taktikë në çdo moment dhe ushqehet nga biseda të rastësishme, vetëm ose në prani të të tjerëve.
▪ Ndjen se partneri zgjohet për të të vëzhguar herë pas here.
▪ Krijimi i zhurmave dhe rrëmujës së qëllimtë në ambientet ku ti po fle.
Nëse dyshon se diçka e tillë po të ndodh, besoji instinktit dhe tregohu më vigjilente ndaj sjelljeve, edhe duke i mbajtur shënim, citon Anabel.
E mira është të flasësh me një specialist për ecurinë, por nëse arrin të kesh kontroll mbi emocionet e tua, mund ta përballësh partnerin me faktet. /Telegrafi/



































