Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të mbajtur në Pejë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, ku Kurti ka përmendur familjen e biznesmenëve Devolli.
Pacolli përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se fjalimi i Kurtit ka synuar të godasë dinjitetin dhe punën e vyer të familjes Devollli dhe sipas kreut të AKR-së, Kurti ka përdorur gjuhë të papërshtatshme, të shoqëruar me akuza kundër bizneseve e familjeve shqiptare.
Tutje ish-presidenti i Kosovës ka thënë se duke qenë se është biznesmen edhe vetë, kërkon nga kryeministri Kurti dhe të gjithë përfaqësuesit e qeverisë që të ndalin “gjuhën e urrejtjes si mjet politik për të larguar vëmendjen nga dështimet reale”.
“Në një fjalim që synonte të godiste dinjitetin dhe punën e vyer të familjes Devolli, Kryeministri Kurti përdori një gjuhë të papërshtatshme, duke e shoqëruar ironinë me kritika dhe akuza të pabaza kundër bizneseve të djemve të kësaj familjeje. ‘Lavdërimi’ ironik i babait të tyre, i shoqëruar me akuza të rënda ndaj punës dhe përkushtimit të djemve të tij, të cilët punësojnë mbi 5,000 njerëz, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të manipuluar publikun dhe për të njollosur figura që ndër vite kanë kontribuar në ekonominë dhe zhvillimin e Kosovës. Është e lehtë të sulmosh ata që ndërtojnë diçka të qëndrueshme për vendin, por është shumë më e vështirë të kontribuosh realisht në zhvillimin ekonomik dhe social, siç kanë bërë këta djem. Akuzat për bashkëpunim me Serbinë janë jo vetëm të pabaza, por edhe të dëmshme për krijimin e një klime të shëndetshme ekonomike dhe politike në vend”, ka shkruar Pacolli.
Pacolli tutje ka thënë se reagimi i kryeministrit Kurti është një “sulm i padrejtë” dhe nuk mundet t’a pranojë çasjen e tillë.
“Çdo biznes serioz operon në përputhje me rregullat dhe kërkesat e tregut, DUKE I’U ADAPTUAR KUSHTEVE DHE KOHES dhe duke u përballuar me sfida të shumta për të mbijetuar vetëm e vetëm pët t’ia dalur dhe për të krijuar vende pune për qytetarët tanë.
Si një njeri i punës, e shoh si të padrejtë një sulm të tillë si ky i bërë në Pejë nga Kryeministri ynë, dhe shpirtërisht e kam të pamundur të pranoj një qasje të tillë. Prandaj, në emër të të gjithë veprimtarëve ekonomikë, kërkoj nga Kryeministri dhe përfaqësuesit e qeverisë të ndalin përdorimin e gjuhës së urrejtjes si një mjet politik për të larguar vëmendjen nga dështimet reale. Të përqendrohen në krijimin e një klime të qëndrueshme dhe mbështetëse ku bizneset e Kosovës të mund të zhvillohen pa frikë nga presionet politike dhe akuzat e pabaza.
Nëse qeveria nuk është në gjendje të mbështesë bizneset e suksesshme, të paktën të mos i dëmtojë me insinuata dhe shpifje të pavërteta”, thuhet në reagimin e Pacollit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës