Pacolli në Ferizaj: Jemi të vetmit që mund ta ndryshojmë gjendjen ekonomike në Kosovë
Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot një tubim me qytetarët e Ferizajt, ku ka prezantuar pikat programore që do të zbatohen në qeverisje si dhe listën e kandidatëve për deputetë.
Në këtë tubim, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli u zotua se bindshëm do të qëndrojë pas interesave të qytetarëve të Kosovës.
Ai ka kërkuar nga qytetarët e Ferizajt që të veprojnë drejtë më 11 qershor për perspektivën dhe të mirën e fëmijëve të tyre.
“Nuk guxojmë të lejojmë askënd të manipulojë me votën tonë. Nuk kemi votë për të shitur, nuk kemi dinjitet për të shitur. Ju lus që me datën 11 qershor të votoni në mënyrë masovike, kështu tregoni se e doni Kosovën”, ka thënë Pacolli, duke shtuar se koalicioni tjetër i cili jep premtime të paqena, është ai që e ka sjellë Kosovën në gjendje të mjerueshme.
“Ne jemi ata që do të krijojmë rrije ekonomike mbi 8 për qind çdo vit, kjo do të mundësojë rritje buxhetore, e cila krijon kapital për të ndërtuar infrastrukturë dinjitoze”, ka thënë ai.
Pacolli në fjalimin e tij ka drejtuar kritika të ashpra ndaj institucioneve lidhur me shkatërrimin e ambientit.
Ai ka thënë se është koalicioni i shpresës ai që do ta ndal këtë dhunim që i bëhet ambientit që nga paslufta.
Qytetarët e pranishëm me një fjalë rasti i ka përshëndetur edhe kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, njëherësh kandidati për deputet nga Ferizaj, Labinot Tahiri.
Ai ka thënë se Behgjet Pacolli është kontribuues për çdo gjë që ka të mirë Kosova.
“Presidenti Pacolli ka mbi 15 mijë punëtorë në të gjithë botën, ky njeri e ka zemrën e punëtorit. Shumë herë shtëpia ime është trokitur për t’ju bërë zgjidhje qytetarëve të kësaj ane dhe ajo më ka shtyrë që të futem në rrugëtimin tim në politika që tu bëjmë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles