Kryetari i AKR-së, deputet në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mungesën e një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Pacolli përmes një reagimi në Facebook thotë se shqiptarët shquheshin për mirësinë dhe mikpritjen e tyre, veçanërisht në shtëpitë e tyre.
“Është e papranueshme që një kryeministër i rëndësishëm si Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe homologu i tij kosovar të mos ketë kohë për një takim qoftë edhe të shkurtër!”, ka shkruar Pacolli.
Pacolli thotë se ndjehet i shqetësuar se dikush në Kosovë po tenton të denigrojë figurën e Edi Rames.
“Për Kurtin kam vetëm një pyetje, kush ishte lideri i fundit shqiptar, ballkanik apo botëror që publikisht, duke e parë në sy mikpritësin e tij, në Beograd, përseriti disa herë se “Kosova është shtet i pavarur”!!!!”
“Kryeministër Rama, Kosova dinjitoze i di vlerat e tua!!!”, ka shkruar tutje Pacolli./Telegrafi/