LAJMI I FUNDIT:

Pa viza edhe në 2017, AAK: Qeveria po tenton të na mashtrojë, demarkacioni nuk kalon

Pa viza edhe në 2017, AAK: Qeveria po tenton të na mashtrojë, demarkacioni nuk kalon

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Isa Mustafa, i cili ka thënë se nëse gjatë muajit shkurt nuk miratohet demarkacioni, qytetarët e Kosovës do të mbesin pa viza edhe në vitin 2017.

Deputetja i ka thënë lajmi.net se është korrupsioni çështja kyçe për liberalizimin e vizave, duke potencuar se kjo qeveri nuk i ka elementet as më të vogla për ta luftuar këtë dukuri.


“Çështja kryesore është korrupsioni, prandaj në këtë drejtim duhet të dihet se çfarë ka bërë qeveria Mustafa për ta luftuar këtë dukuri. Kjo është kërkesa kryesore, kurse demarkacioni normal është një kriter por i cili duhet të bëhet si kanë kërkuar ekspertët e jo si dëshiron Isa Mustafa apo Murat Meha”, ka thënë Haxhiu për lajmi.net

Ajo fajin për vizat ia ka vënë edhe presidentit të tanishëm Hashim Thaçit, i cili sipas saj për 5 vjet i ka mashtruar qytetarët duke iu dhënë data të sakta për liberalizimin e vizave.

“Çështja e vizave është që 5 vite, pasi qytetarët janë mashtruar nga Hashim Thaçi, kur ai i përmendi datat e sakta. Megjithatë edhe në këtë kohë qytetarët po presin të luftohet korrupsioni sepse kjo është kërkesa kryesore. Prandaj ata nuk duhet t’i mashtrojnë qytetarët se kërkesa kryesore është demarkacioni”, shtoi deputetja e AAK-së, raporton lajmi.net

Ajo e ka akuzuar qeverinë edhe për përfshirjen e Akademisë së Shkencave në këtë punë, pasi sipas saj kryetari i këtij institucioni asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për çështjet që kanë ndodhur në Kosovë.

“Demarkacioni nuk zgjidhet si po kërkon Isa Mustafa, e tani edhe me Akademinë e Shkencave, kryetari i së cilës asnjëherë nuk e ngiti zërin për çështjet që kanë ndodhur në Kosovë me ndërhyrje të Serbisë. Demarkacioni po tentohet të bëhet në mënyrë jo të rregullt, por që diçka e tillë nuk do të ndodhë”, përfundoi Teuta Haxhiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori