Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot Mullirin e fshatit Graboc i Poshtëm, një trashëgimi qindra vjeçare që ka shërbyer për gjenerata të tëra duke ushqyer familje shqiptare me bukë misri.

Gjatë vizitës së tij, Osmani u prit nga Ekrem Berisha, i cili po vazhdon me përkushtim traditën e mullirit, duke e kthyer atë në një nga më të mirët në vend.




Osmani premtoi mbështetje për ruajtjen dhe fuqizimin e këtyre vlerave tradicionale, të cilat i konsideroi pasuri të përbashkët të gjithë popullit.

“Ruajtja e trashëgimisë dhe e vlerave që na lidhin me historinë tonë është obligim i yni. Do të angazhohem që këto pasuri të mbrohen dhe të zhvillohen më tej”, tha ai.