Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar kompaninë fintech ‘Numarics’ nga Zvicra, e cila tashmë është me zyrë në Kosovë, e që fokusohet në çështjet e administrimit të biznesit, me klientelë zvicerane.
Osmani gjatë vizitës së saj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se Numarics jep shembuj inspirues për gjithë rininë e Kosovës.
Presidentja ka vënë në dukje historinë e themeluesit të Numarics, Kristian Kabashit, i cili u rikthye nga Zvicra për të investuar në Kosovë.
“Kompania Numarics jep dy shembuj shumë inspirues për gjithë rininë e Kosovës, për gjithë profesionistët të cilët duan të angazhohen në këtë fushë, dhe jo vetëm të kenë suksese individualisht por, edhe ta shtyjnë shtetin përpara. Shembulli i parë që mendoj që duhet vërtetë të frymëzojë secilin të ri e të re të mërgatës sonë është pikërisht shembulli i Kabashit, i cili është kthyer nga Zvicra për të investuar në Kosovë së bashku me shumë të rinj e të reja nga Zvicra, nga SHBA-të, të cilët kanë lënë mundësi të jashtëzakonshme që i kanë pasur në ato shtete por, kanë ardhur këtu për të krijuar vende të reja të punës dhe për të investuar në një sektor ku ofrojnë kualitet shumë të madh dhe ky kualitet është konfirmuar edhe më çmime të shumta që i kanë marr edhe brenda vendit, por edhe në Zvicër e përtej”, tha ajo.
Osmani theksoi se rinia e Kosovës është shembull brilant pasi siç u shpreh “po na e zbardhin fytyrën, jo vetëm këtu por, edhe në vendet e tjera të botës kudo që po na përfaqësojnë…”.

Ndërsa, Kristian Kabashi nga Numarics për Telegrafin tha se aktualisht janë duke ofruar shërbime për klientët në Zvicër.
I pyetur se a ka pas përkrahje në momentin që e ka hapur kompaninë në Kosovë, Kabashi tha: “Nuk është që kam pas dhe shumë përkrahje, por edhe nuk kam pas probleme që me avancu kompaninë këtu. Mendoj që vizionin që e kemi, ka bërë që shumë punëtorë të jenë pjesë e kësaj kompanie. Ju them çdo punëtori nëse ju rrini me mu këtu dhe punoni tre – katër vjet ju mund të punoni në krejt botën, pasi i mësojnë krejt rregullat e punës së jashtme”.

Ai tregoi se aktualisht në këtë kompani janë punësuar 160 punëtorë.
“Tash për tash i kemi 160 punëtor, e këtu i kemi 42. Kam mendu që duhet të rritet numri i punëtorëve shumë më shumë këtu në Kosovë, por kjo nuk po duhet tashmë. Pasi të rinjtë këtu kanë shumë më shumë potencial me ju shërbyer klientëve në Zvicër. Prej që kemi ardhur ka avancuar inteligjenca artificiale dhe nuk kemi nevojë për më shumë punëtorë”, u shpreh ai.
Kabashi nga Numarics po ashtu tha se ishte nder për të dhe kompaninë e tij vizita që ia bëri presidentja Osmani.
“Është nder i madh që e patëm presidenten për vizitë. Presidentja e përmendi se si duhet që sektori privat të bashkëpunoj me atë të shtetit…jam duke e pa që vizionin ku e ka është tamam ku duhet me qenë, që me digjitalizu Kosovën për me mujt me ju shërby jo vetëm njerëzve që janë këtu, por edhe me mujt me i ngre më shumë ata që janë jashtë me mujt me bo biznes këtu”, theksoi Kabashi. /Telegrafi/



Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit