LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës

Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër.

Në margjina të Samitit të Ukrainës ajo u takua me homologen malteze.

“Në Zvicër, realizova takimin e parë e të përzemërt me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono”, ka njoftuar Osmani.

Presidentja ka shprehur vlerësim për rolin e Maltës në raport me mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

“Malta është një vend vërtet mik, andaj i shpreha mirënjohjen e thellë Presidentes Spiteri Debono për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj i ka dhënë Republikës tonë”, ka shkruar Osmani./Telegrafi/