LAJMI I FUNDIT:

Osmani takoi përfaqësues të trembëdhjetë agjencive të Kombeve të Bashkuara

Osmani takoi përfaqësues të trembëdhjetë agjencive të Kombeve të Bashkuara

Sot, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të përbërë nga përfaqësues të trembëdhjetë agjencive të Kombeve të Bashkuara, të udhëhequr nga Ulrika Richardson, koordinatore zhvillimore e OKB-së në Kosovë.

“Në këtë takim u diskutua për projekte zhvillimore, të cilat përkrahen nga këto agjenci. Kryekuvendarja Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për bashkëpunim me këto agjenci.

Temë qendrore e diskutimeve ishte investimi në fushat që janë në funksion të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, specifikisht në krijimin e parakushteve për barazi në punësim, sigurim të shëndetit të grave shtatëzëna dhe të nënave, pastaj të drejtat e punëtorëve, mbrojtje të mjedisit etj”, thuhet në njoftimin për media.


Kryekuvendarja Osmani theksoi, po kështu, nevojën për rritje të buxhetit në shëndetësi, arsim dhe politika të punësimit.

Palët u pajtuan që ta intensifikojnë bashkëpunimin, në mënyrë që të rritet cilësia e punës së Kuvendit të Kosovës nëpërmjet përkrahjes nga këto agjenci.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori