LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Serbia nuk po tregon gatishmëri për ta zbardhur fatin e personave të zhdukur

Osmani: Serbia nuk po tregon gatishmëri për ta zbardhur fatin e personave të zhdukur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti drejtorin Rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropën dhe Azinë Qendrore, Martin Schuepp, ndërsa kërkoi që procesi i zbardhjes së fatit të tyre të përshpejtohet.

Në njoftim thuhet se presidentja Osmani e njoftoi Schuepp me përkushtimin e institucioneve të reja të Kosovës për zbardhjen sa më të shpejtë të fatit të 1639 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së Kosovës.

“Për institucionet tona zbardhja e fatit të tyre përbën jo vetëm prioritet politik, por edhe detyrim njerëzor”, prandaj ne nuk duam ta trajtojmë këtë proces vetëm si politik, por, mbi të gjitha madje, edhe si humanitar”, tha ajo.


Sipas Osmanit është detyrë e institucioneve që ta dëgjojnë zërin e familjeve të të zhdukurve, të bëhen zëri i tyre.

“Procesi po shkon tepër ngadalë…Serbia nuk po tregon gatishmëri për ta zbardhur fatin e këtyre personave, prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta rrisë presionin mbi Serbinë, që ajo të ofrojë informata për secilin person të zhdukur dhunshëm”, tha presidentja.

Ndërkaq, sipas njoftimit, Schuepp e njoftoi presidenten Osmani për përpjekjet që kjo organizatë po i bën për të siguruar të dhëna për personat e zhdukur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori