LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e ‘Trepçës’ ende nuk e kanë marr pagën e muajit dhjetor

Punëtorët e ‘Trepçës’ ende nuk e kanë marr pagën e muajit dhjetor

Punëtorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” ka ditë që nuk i kanë marr pagat e muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj ndërmarrje, Gani Osmani, duke shtuar se janë duke punuar me mjetet e tyre financiare.

Ai tha se, është bërë një marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe menaxhmetit që të presin deri më 20 janar.


“Kemi mbetur ende pa i marr pagat e muajit dhjetor të vitit të kaluar. Është bërë marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe menaxhmetit, që të presim për paga deri më 20 janar, varësisht se kur do të shitet një koncentrat i xeheve që të merren paratë. Për momentin jemi duke punuar me paratë tona. Edhe pse jemi në gjendje të vështirë, por jemi duke pritur presim deri më atë datë”, tha Osmani.

Gjithashtu, disa herë punëtorët e kombinatit Trepça kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Kombinati Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrje. /Telegrafi/