LAJMI I FUNDIT:

Osmani për deklaratën e Macronit: Kemi biseduar në Granada, besoj në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave

Osmani për deklaratën e Macronit: Kemi biseduar në Granada, besoj në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave
Foto: Arkiv

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, kanë diskutuar për të gjitha çështjet gjatë qëndrimit në Granada të Spanjës – ku kanë marrë pjesë në samitin e liderëve të vendeve evropiane.

Këtë deklarim Osmani e ka bërë para mediave, pasi është pyetur për kërcënimin e Macronit që të pezullohet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Kërcënimi për vizat” – sqarimi i Zyrës së Macronit, deklarata e presidentes Osmani dhe e njohësit të integrimeve evropiane
Lexo po ashtu “Kërcënimi për vizat” – sqarimi i Zyrës së Macronit, deklarata e presidentes Osmani dhe e njohësit të integrimeve evropiane

Madje, ajo ka thënë se beson në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.


“I kam diskutuar të gjitha këto me presidentin Macron gjatë takimit tonë në Granada dhe besoj që kemi mirëkuptim në tejkalimin e sfidave të përbashkëta”, është shprehur presidentja.

Deklarimi i presidentit Macron një ditë më parë se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën ka ngjallur reagime të shumta, por që më vonë u sqarua se ishte gabim në përkthim.

E pas reagimeve të shumta është sqaruar edhe Zyra e Macronit, e cila ka bërë të ditur se vendimi do të diskutohej me partnerët e tjerë evropianë dhe vinte si pasojë e “bllokadës së Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori