LAJMI I FUNDIT:

Osmani për akuzat e ambasadorit holandez: BDI flet më së shumti kundër korrupsionit, ndikim në gjyqësor ka oligarkia

Osmani për akuzat e ambasadorit holandez: BDI flet më së shumti kundër korrupsionit, ndikim në gjyqësor ka oligarkia

Bllokimi i rrugës sonë drejt BE-së është shkaku kryesor për pamundësinë e arritjes së standarit evropian për sundimin e drejtësisë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në pyetjen e gazetarëve që ta komentojë porosinë e djeshme të ambasadorit holandez Dirk Jan Kop, të dhënë në takimin me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, se përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është rrezikuar pas rënies së vazhdueshme në sundimin e drejtësisë në vend.

“Ky është vazhdimi i qëndrimit të Ambasadës holandeze të cilin e tha në disa raste para fundit të vitit të kaluar në shumë intervista. Sipas gjitha gjasave BDI-ja është një nga ato që më së shumti flasin për luftën kundër korrupsionit, kuptohet edhe se do të kërkohet mbështetje nga ana e BDI-së. Në bisedimet e mia me ambasadorin holandez kemi dy dallime thelbësore konceptuale. Ai vlerëson se ne mundemi të arrijmë standard evropian të sundimit të drejtësisë edhe pa bisedime me BE-në. Nga njëra anë, dikush këtë e lexon si kompliment, nga ana tjetër disa e lexojnë si ulje të presionit për zgjerimin e BE-së, të cilin, ja dikush mund të thotë dashakeq prandaj Holanda është e njohur për mungesë të disponimit për zgjerim”, thotë Osmani.

Sipas tij, standard evropian për sundim të drejtësisë nuk mundemi të arrijmë pa bisedime me Unionin, por, siç tha, “mundemi ndonjë standard ballkanik të sundimit të drejtësisë të arrijmë edhe vetë”.


Ambasadori holandez në takim me Ahmetin: I papranueshëm ndikimi politik ndaj kryetares së Gjykatës së Lartë
Lexo po ashtu Ambasadori holandez në takim me Ahmetin: I papranueshëm ndikimi politik ndaj kryetares së Gjykatës së Lartë

“Nuk mundemi, them nuk mund të arrijmë standard evropian të sundimit të ligjit pa proces të bisedimeve dhe këto dy procese janë të ndërlidhura. Bllokimi i rrugës sonë drejt BE-së është një arsye e drejtpërdrejtë për pamundësinë e arritjes së këtij standardi evropian. Pra, këtu shtrohet pyetja se cila është më e vjetër, veza apo pula, a është arsyeja pse jemi të bllokuar duke mos mundur të arrijmë një standard evropian apo fakti që nuk po arrijmë një standard evropian është arsyeja pse nuk mund të shkojmë drejt BE-së. Mendoj se këtu ka shumë zona gri. Dhe ka edhe një ndryshim, ai është se qëndrimi se ka ndikim politik në gjyqësor, nga ana jonë, më tepër konsiderojmë se ka njëfarë ndikimi të oligarkisë në pikat kritike të sistemeve në vend, të cilat janë shumë të rrezikshme nga çdo ndikim i mundshëm politik”, vlerëson Osmani.

Ambasadori holandez Dirk Jan Kop, dje në takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti e ka transmetuar porosinë se përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është rrezikuar pas rënies së vazhdueshme në sundimin e drejtësisë në vend.

“Ambasadori Dirk Jan Kop u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti që ta transmetojë porosinë se pas dy viteve rënie të vazhdueshme të sundimit të drejtësisë, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është rrezikuar përgjatë spektrit politik”, njoftoi dje Ambasada e Holandës në vend në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Në statusin për takimin, i cili në bazë të fotografisë është mbajtur në selinë e BDI-së, theksohet edhe qëndrimi i Ambasadës për ndikimin politik ndaj kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

“Gjithashtu, është i papranueshëm ndikimi joadekuat politik mbi pozitën e kryetarit të Gjykatës Supreme, që është çështje gjyqësore dhe do të shkaktojë reagim të fuqishëm nga Holanda”, qëndron në publikimin në profilin në Facebook të Ambasadës së Holandës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori