Please enter at least 3 characters.

Osmani pas takimit me Biden thotë se ka marrë garanca për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës

2023/09/380754921_854753982675809_6926846995901085439_n-1.jpg
259:"President Joe Biden and First Lady Jill Biden participate in a photo line with leaders attending the United Nations General Assembly, Tuesday, September 19, 2023, at the Metropolitan Museum of Art in New York City. (Official White House Photo by Adam Schultz)
11:"White House

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Sipas Presidencës së Kosovës, në një bashkëbisedim të ngrohtë me Biden, Osmani ka theksuar se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të.

“Rrjedhimisht, në këtë kontekst, ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Presidentja po ashtu pati mundësinë ta njoftojë Presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova”, thuhet në komunikatën për media.

Pas këtij bashkëbisedimi, Osmani ka theksuar se ka marrë garanca të fuqishme nga Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës.

“Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit”, bëhet e ditur tutje në njoftim. /Telegrafi/