LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Nëse edhe këtë herë nuk e shfrytëzojmë mundësinë për eurointegrim, qytetarët nuk do të na falin

Osmani: Nëse edhe këtë herë nuk e shfrytëzojmë mundësinë për eurointegrim, qytetarët nuk do të na falin

Zv.kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, sot gjatë prezantimit të Planit 3-6-9 para Komisionit për çështje evropiane, ku i pranishëm ishte edhe Zoran Zaev. Sipas tij, pritja e gjatë para dyerve të BE-së patjtetër të ndërpritet, qytetarët më nuk do të falin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne do të fillojmë me realizimin e reformave që kanë për qëllim jo vetëm integrimin, por duke krijuar një vend evropian. Pjesa e parë ka 73 masa që duhet të zbatohen nga institucionet, dhe ne si qeveri jemi në kontakt të përditshëm me ta. Ajo që do të jetë e rëndësishme është përfshirja e institucioneve qeveritare dhe qytetarëve, si dhe përfshirja e partive politike në Parlament”, tha Osmani.

Sa i përket Marrëveshjes së Ohrit ai njoftoi miratimin e ligjit për gjuhën shqipe, përderisa rreth administratës publike njoftoi depolitizimin e saj dhe sigurimin e kushteve më të mira për punë.
“Lufta kundër korrupsionit është e lartë në këtë drejtim, me qasje të barabartë për të gjithë qytetarët”, theksoi ai.


Pritja e gjatë para dyerve të BE-së patjetër të ndërpritet. Dritarja e cila hapet para nesh, duhet ta shfrytëzojmë dhe të japim rezultate konkrete. Tani është koha që secili të pret dhe të rri drejt BE-së dhe NATO-s. Ne kemi gabuar të gjithë, kemi humbur shumë raste, dhe në qoftë se ne humbasim edhe këtë, qytetarët nuk do të na falin. Unë mendoj se ky është hapi i parë për ndarje partiake që është angazhimi ynë”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori