LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Modele që do ta shndërronin Kosovën në shtet jofunksional, as nuk na kërkohen as nuk i pranojmë

Osmani: Modele që do ta shndërronin Kosovën në shtet jofunksional, as nuk na kërkohen as nuk i pranojmë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se shteti i Kosovës nuk do të pranoj asnjëherë modele që mund ta shndërronin vendin tonë në shtet jofunksional.

Ajo tha se modele të tilla nuk i janë kërkuar asnjëherë dhe nuk i janë paraqitur palës kosovare nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

“Modele që do ta shndërronin Kosovën në shtet jo funksional as nuk na kërkohen as nuk i pranojmë”, u shpreh Osmani.


Presidentja bëri të ditur se sot rreth orës 16:00 do të takoj emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Osmani theksoi se për propozimet për të cilat po flitet në opinion lidhur me shtyrjen përpara të Asociacionit të komunave me shumicë serbe asnjëherë nuk u janë prezantuar.

“Do ti takoj sot ata rreth orës 16:00, dua ti sqaroj se propozimet për të cilat po flitet asnjëherë nuk i janë prezantuar palës tonë, pra institucioneve të Kosovës. Problemi i madh është se kanë qenë përfaqësuesit e Kosovës ata që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive. Duhet ta themi një realitet sepse është e zeza në të bardhën, është letër e nënshkruar nga ish kryeministra të Kosovës dhe përgjegjësia duhet të merret si e tillë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se këto tendenca që pastaj përgjegjësia të gjuhet te komuniteti ndërkombëtar nuk i bëjnë nder Kosovës.

“Si përfaqësues të Republikës të Kosovës ne jemi të vendosur që të mos lejojmë të implementohen në vendin tonë modele të cilat do ta bënin shtetin tonë jofunksional. Keni dëgjuar ambasadorin e SHBA-ve dhe z.Escobar që në fakt kërkesa e tij është që të mos implementohen modele që veriun e Kosovës do ta shndërronin në një republika srpska të re, pra nuk kërkohen kompetenca ekzekutive.

Qëndrimet tona sa i përket Asociacionit kanë qenë të qarta dhe nuk janë befasi për askënd”, tha Osmani.

E kryeministri Kurti, tha se është më e drejtë që qëndrimet e tyre ti paraqesin pas takimit me përfaqësuesin Escobar dhe Lajçak.

Unë me përfaqësuesin e posaçëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Escobar, takohem sot për herë të parë, kam biseduar dy herë në telefon me të, por nuk jam takuar deri tash. Sot do ta kem takimin e parë me të dhe përfaqësuesin e posaçëm e BE-së, besoj se pas takimit është më e drejtë dhe më e mirë të japim qëndrimet dhe mendimet tona”, ka deklaruar Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori