Osmani: Jam zgjedhur delegate me votë të fshehtë, jo me aklamacion

Por, Osmani për Klan Kosovën ka thënë se ajo është zgjedhur si të gjithë delegatët e tjerë, me votë të fshehur.
“Unë jam zgjedhur në Degën e Tretë në Prishtinë (dega e presidentit Rugova) me votim të fshehtë, ashtu si edhe të gjithë delegatët e tjerë. Ketë mund t’ua konfirmoje Kryetari i Degës, z. Hazir Borovci. Kështu, nëpërmjet votimit te fshehte, kam fituar të drejtën që si delegate te kandidohem për kreun e LDK-së, e drejtë kjo që mu mohua sot”.
Ajo deklaratën e Spahiu e ka quajtur tendencioze, e cila ka për “qëllim të mbulojë turpin e Kuvendit të tetë të LDK-së, ku në mënyrë antistatutare, Mustafa u zgjodh pa lejuar kandidatura të tjera dhe me votim të hapur”, ka thënë Osmani.
Sipas Shelzen Spahiut, me aklamacion, njëjtë si sot Mustafa, janë zgjedhur edhe 10 delegatë të tjerë nga kjo degë.
Spahiu ka shtuar se dega e tij nuk e kishte ndërruar rregulloren, për shkak se po të shkohej me votim të fshehtë, ka mundur që Vjosa Osamni të mos merrte votat e mjaftueshme për tu zgjedhur delegate për Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, që është mbajtur këtë të diel në Prishtinë. /Klan Kosova/


















































