LAJMI I FUNDIT:

OSBE mesazh PD-PS: Gjeni konsensus dhe zbatoni vendimin e “Kushtetueses” për votën e emigrantëve

OSBE mesazh PD-PS: Gjeni konsensus dhe zbatoni vendimin e “Kushtetueses” për votën e emigrantëve

Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Michel Tarran u bëri thirrje palëve politike në vend që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të bëjnë të mundur votën e diasporës.

Ai vë theksin te dialogu mes palëve dhe jo krijimin e një produkti të njëanshëm. Gjatë tryezës së përbashkët për procesin zgjedhor të vitit 2025 mes OSBE dhe KQZ, Tarran tha se ky konsensus duhet të bazohet në konsultime gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët përkatës.

“Keni një sfidë ende të pazgjidhur, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë edhe çështjen e votimit nga jashtë vendit, siç e dini nuk ka standarde apo rekomandime nga OSBE ODIHR, prandaj i takon secilit shtet të zbatojë atë model që i përshtatet më mirë, sidoqoftë duhet të theksoj se çdo vendim duhet të jetë prej konsensusit të gjerë, ky konsensus duhet të bazohet në konsultime gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët përkatës”, tha ai.


Megjithatë, përtej dialogut të OSBE kërkon, mazhoranca një ditë më parë ka hedhur një hap duke dorëzuar e vetme, pa dakordësinë e opozitës propozime në Kuvend për votën e diasporës. Kjo erdhi pasi grupi i dialogut për Reformën Zgjedhore dështoi duke mos sjellë një produkt konkret.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori