Dy subjekte politike shqiptare dhe një serb kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës. Misioni i OSBE-së do të ofrojë asistencë teknike për këto zgjedhje për shkak të rrethanave politike në veri.
Ka përfunduar afati për aplikimin e subjekteve politike që duan të garojnë për kryetar të komunave në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen me 19 maj, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Në afatin e paraparë kanë aplikuar tri subjekte politike, dy subjekte shqiptare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Lëvizja Vetëvendosje si dhe subjekti politik Lista “Srpska”. “Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, e cila më pas pritet t’i paraqesë KQZ-së rekomandimet përkatëse për secilën nga këto parti”, njofton KQZ.
OSBE ndihmon zhvillimin e zgjedhjeve
Edhe kësaj radhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës, pritet të ketë një përfshirje të misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian OSBE. E gjithë kjo për shkak të rrethanave politike në veri. Misioni i OSBE-së në Kosovë do të angazhojë personel për këshilla dhe ndihmë teknike në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave veriore, njoftojnë zyrtarë të OSBE-së. “Ambasadori Jan Braathu, kryetar i misionit të OSBE-së në Kosovë, planifikon ta takojë kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka për ta informuar rreth përgatitjeve. Më pas do të vazhdojmë takimet e rregullta, është shprehur ai. “Ekipi zgjedhor i Misionit do të vazhdojë të mbajë kontakte të ngushta me KQZ-në dhe komisionet komunale të zgjedhjeve gjatë gjithë procesit në vazhdim”, ka njoftuar zyra për informim e OSBE-së. Sipas tyre, “misioni do të ketë personel të përfshirë në komisionet komunale të zgjedhjeve dhe në komisionet e vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve, me qëllim që të ofrojnë këshilla dhe ndihmë teknike gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor”.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri mbahen pasi katër kryetarët e komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zvecan dhe Zubin Potok, që udhëhiqeshin nga Lista Srpska, dhanë dorëheqje në fund të nëntorit të vitit të shkuar, në shenjë kundërshtimi dhe proteste ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifës shtesë prej 100% për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Rakiq: Shqiptarët në veri të mos e marrin kontrollin ndaj katër komunave
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ky subjekt politik do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, në mënyrë që, siç ka thënë ai, “shqiptarët të mos i udhëheqin komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës”. “Vendimi për pjesëmarrje në zgjedhje u mor me qëllim që shqiptarët në veri, të cilët përbëjnë vetëm 0.1 për qind, të mos e marrin kontrollin ndaj katër komunave. Nuk do t’i lejojmë as Prishtinës e as kujtdo nga bashkësia ndërkombëtare që në ato funksione të sjellin shqiptarë e as marioneta serbe, të cilët do të punojnë siç u thonë ata”, pati thënë kryetari i Listës Srpska Goran Rakiq, gjatë një takimi në Beograd me presidentin e Serbisë, Goran Rakiq, që shoqërohej në takim me Vuciqin së bashku me deputetët e listës Srpska dhe dhjetëra përfaqësues lokal dhe në nivel qendrorë të serbëve të Kosovës.
Thirrje subjekteve politike dhe banorëve të veriut që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në veri u kanë bërë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Ata thonë se banorët e veriut duhet “ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, duke marrë pjesë në këto zgjedhje”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova