LAJMI I FUNDIT:

Origi komenton golin e katërt ndaj Barcelonës: Lojtarët ishin të lodhur

Origi komenton golin e katërt ndaj Barcelonës: Lojtarët ishin të lodhur
Divock Origi (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Divock Origi ishte mbrëmë lojtari më i mirë i Liverpoolit.

Sulmuesi belg shënoi dy gola në përmbysjen e skuadrës angleze ndaj Barcelonës, për të kaluar kështu në finale të Ligës së Kampionëve.

Origi e ka komentuar golin e tij të katërt, e që ishte një strategji tejet e menduar mirë nga lojtarët e Liverpoolit.


Trent Alexander-Arnold kishte shkuar për ta gjuajtur goditjen nga këndi, gjersa i kërkon Xherdan Shaqirit që të afrohej, ndërsa goditi shpejtë topin, për të asistuar kështu te belgu që shënoi me lehtësi në portën e Barcelonës.

Keita i lënduar, por shikojeni festën e tij pas kalimit të Liverpoolit në finale
Lexo po ashtu Keita i lënduar, por shikojeni festën e tij pas kalimit të Liverpoolit në finale

“Në golin e katërt, e dija se të gjithë ishin të lodhur. Janë disa gjëra që duhet përfunduar, poashtu edhe në stërvitje. Kam patur disa netë magjike në karrierën time, por kjo sot, është fantastike”, ka thënë Origi pas ndeshjes. /Telegrafi/