Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf, në bashkëpunim me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, do të organizojë një forum dyditor ekonomik më 13 dhe 14 qershor 2025.

Forumi Ekonomik Kosovë–NRW do të mbledhë përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit dhe profesionistë nga Kosova dhe Nordrhein-Westfalen, me synimin për të thelluar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.


Në këtë forum pritet të marrin pjesë përfaqësues nga sektorë të ndryshëm si: teknologjia informative, ndërtimtaria, bujqësia, energjia e ripërtëritshme, përpunimi i metaleve, prodhimi industrial dhe artizanal, si dhe distribucioni i produkteve.

Programi i forumit përfshin sesione sektoriale, takime të drejtpërdrejta midis bizneseve (B2B), prezantime të storieve të suksesit si dhe diskutime mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit ekonomik.

Pjesëmarrësit e interesuar janë të ftuar të konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 6 qershor 2025, duke dërguar edhe një profil të shkurtër të biznesit të tyre në adresën: consulategeneral.dus@rks-gov.net.

Aktiviteti do të mbahet në Wirtschaftsclub Düsseldorf, Blumenstraße 14, 40212 Düsseldorf.