Tenisti serb Novak Djokovic është goditur nga një shishe metali pas përfundimit të ndeshjes në turneun Masters në Romë të premten mbrëma.

Edhe pse fillimisht u cilësua si një sulm, një gjë e tillë nuk qëndron dhe goditja ndaj Djokovic ka qenë aksidentale.


Kanë qenë organizatorët e turneut të Romës që kanë sqaruar gjithë situatën, derisa tani është publikuar edhe një video e qartë nga goditja që mori nacionalisti serb Djokovic.

"Një i ri u përkul për t'i dhënë Djokovicit një fletore për të nënshkruar dhe një shishe uji prej alumini ra nga çanta e shpinës dhe e goditi në kokë tenistin", thuhet ndër të tjera në njoftim.

Megjithatë nacionalisti serb simuloi, pasi lëndimi i tij nuk ishte aq i rëndë thuhet në mediat e ndryshme evropiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app