Gjatë dy javëve të fundit që Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar protesta të shumta në disa qytete, dhjetëra organizata bamirësie kanë mbledhur fonde për të ndihmuar komunitetin afro-amerikan, si dhe të gjithë ata që kanë vuajtur gjatë trazirave.
Një organizatë e tillë është Fondi i Lirisë së Minesotas – ata arritën të mbledhin mbi 20 milionë dollarë në vetëm katër ditë. Karina Bafradzhian e Zërit të Amerikës bisedoi me përfaqësuesen e fondit.
Që prej fillimit të protestave, të nxitura nga vdekja e George Floyd-it më 25 maj, mbi 10’000 njerëz janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara. Disa patën mundësinë të paguanin garancinë për lirimin me kusht. Shumë të tjerë u ndihmuan nga një organizatë bamirëse e quajtur Fondi i Lirisë së Minesotës që u erdhi në ndihmë.
“Dy javë më parë, organizata jonë kishte dy anëtarë stafi me rrogë dhe rreth tetë vullnetarë. Me një buxhet prej rreth 150’000 dollarësh për të gjithë vitin, si një organizatë për të mundësuar lirimin me kusht nga burgjet dhe nga ndalimi i autoriteteve të emigracionit. Që nga e hëna, ne kemi rreth 31 milionë dollarë në llogarinë tonë, nga mbi 900’000 donatorë individualë”, thotë Mirella Ceja-Orozco, anëtare e bordit e organizatës “Fondi i Lirisë së Minesotës”.
Për të menaxhuar donacionet dhe kërkesat e reja, organizata ftoi më shumë vullnetarë. Qëllimi i tyre mbeti i njëjtë – të ndihmojnë njerëzit përpara se të zhvillohen seancat gjyqësore.
“… kjo do t’i ndihmojë ata që në hapin e parë, në mënyrë që ata të lirohen nga paraburgimi dhe të gjejnë një avokat për të filluar mbledhjen e çfarëdo dëshmie që mund t’u nevojitet në çështjen e tyre. Ka patur shumë diskutime se kush po lirohet, a po ndihmojmë supremacistët e bardhë, a po nxjerrim njerëzit që nuk duhet të dilnin? Fokusi ynë ka qenë gjithmonë njerëzit më të prekshëm në komunitetin tonë që kanë nevojë për ndihmë, veçanërisht ata që kanë ngritur zërin dhe e kanë bërë këtë në mënyrë që të ndihmojnë komunitetin e tyre të vazhdojë të përmirësohet”, thotë zonja Ceja-Orozco.
Përkundër faktit se vala e protestave në të gjithë Shtetet e Bashkuara po bie, punonjësit dhe vullnetarët në Fondin e Lirisë së Minesotës besojnë se nuk kjo do të ndikojë në numrin e arrestimeve. Madje, ky numër mund të rritet në të ardhmen e afërt.
“Shumë prej protestuesve janë arrestuar dhe më pas iu dha vetëm një gjobë dhe u liruan. Ata nuk janë të ndaluar në të vërtetë. Ajo që ne kemi filluar të shohim tani është zbatimi i ligjit duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës, si dhe disa teknologji të tjera të mbikëqyrjes nga kamerat në të gjithë qytetin. Arrestimet realisht kanë filluar tani dhe njerëzit janë në të vërtetë duke u arrestuar. Dhe ne parashikojmë se kjo do të vazhdojë në muajt e ardhshëm”, i tha Zërit të Amerikës zonja Ceja-Orozco.
Kur u krijua Fondi për Lirinë në Minesota, ideja ishte të ndihmonin protestuesit vendas që u futën në burg gjatë trazirave. Por kohët e fundit, organizata bamirëse është përpjekur të ndihmojë njerëzit edhe jashtë shtetit Minesota. Rasti me garancinë më të madhe me të cilën po punojnë tani është 500’000 dollarë. Sidoqoftë, tani për tani Fondi ka ndaluar përkohësisht pranimin e donacioneve të reja duke inkurajuar njerëzit që t’i dhurojnë fondit të familjes George Floyd dhe lëvizjes Black Lives Matter.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova