LAJMI I FUNDIT:

ORCA mbështet bordin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim

ORCA mbështet bordin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim

ORCA nëpërmjet një komunikate për media shpreh shqetësimin me veprimet e ushtrueses së detyrës të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, e cila në pikëpamjen e ORCA-s ka tejkaluar kompetencat e saj.

Siç thuhet në komunikatën e ORCA-s Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akuzuar ushtruesen e drejtores së Agjencisë së Kosovës për Akreditim se ka tejkaluar kompetencat e saj, duke vlerësuar punën e KShC-së, dhe duke bllokuar pagesën e anëtarëve të KShC-së.

“ORCA pret nga ministri i Arsimit që të ushtrojë kompetencat e veta për të shmangur komplikimet e mëtutjeshme në këtë Agjenci.”, thuhet në komunikatë.


ORCA e mbështet Këshillin Shtetëror të Cilësisë në punën e vet dhe i rikujton publikut se legjitimiteti i KShC buron nga 76 votat e Kuvendit të Kosovës, pas procesit më transparent të emërimit të zyrtarëve publik që ka ndodhur ndonjëherë.

ORCA është organizatë që po monitoron punën e KShC, madje duke marrë pjesë në takimet e rregullta si monitoruese dhe thekson se deri tani nuk ka vërejtur asnjë indikacion që tregon që KShC nuk është duke vepruar konform detyrave dhe obligimeve të veta të përcaktuara me ligjet e vendit.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori