Partitë opozitare në Kosovë janë skeptike për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës (KiE) gjatë këtij viti. Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kritikojnë ekzekutivin për mungesë të strategjisë dhe lobimit, kur muajin e ardhshëm bëhen 1 vit prej që Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në KiE.
Në anën tjetër, nga Këshilli i Evropës nuk kanë kthyer përgjigje nëse aplikimi i Kosovës do të shqyrtohet në mbledhjen e Komitetit të Ministrave në muajin maj të këtij viti.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, thotë për KosovaPress se hezitimi për shqyrtim të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në KiE po qëndron edhe tek vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, krahas vendeve mosnjohëse.
Deputetja opozitare, e cila është edhe anëtare e delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, thekson se ka vende me fuqi të madhe që nuk po e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
“Ne kemi dorëzuar aplikimin vetëm sa për sy e faqe. Nuk ka qenë në koordinim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtarë, pasi po të ishte në koordinim të plotë me aleatët, sot çështja e Kosovës do të kishte përfunduar dhe kishte ndjekur hapat të tjerë, të cilët janë dorëzimi tek Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës… Problemi po qëndron tek vendet jo njohëse dhe tek vendet që na kanë njohur Kosovën, por hezitojnë që të votojnë ‘për’. Po ashtu ka hezitim edhe nga vendet në të cilat Serbia ka ndikim direkt. Kjo do të thotë se anëtarësimi bëhet edhe më i vështirë kur ke shtete njohëse dhe nuk të përkrahin në këtë proces. Pa dashur të zbulojë konfidencialitetin që e kemi në mbledhje atje, por unë jam jashtëzakonisht e shqetësuar që ka vende me fuqi botërore që nuk e përkrahin anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës. Kjo është arsyeja kryesore pse ne ende nuk jemi në agjendën formale”, thotë ajo.
Kritik karshi qeverisë për qasjen pas aplikimit në Këshill të Evropës është edhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, i cili thotë se MPJD-ja nuk është treguar aktive për të lobuar për anëtarësim në KiE.
“Ne kemi parë një pasivitet të madh të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qeverisë së Kosovës në raport me Këshillin e Evropës. Për më tepër kemi pa skandale të tipit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili diçka tjetër ka postuar se është thënë në takim dhe pastaj është mohuar nga zyrtarët e Këshillit të Evropës… Këto sjellje tregojnë një qeveri e cila është e papërgjegjshme në raport me partnerët ndërkombëtarë”, deklaron Tahiri.
Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se Qeveria është dashur të jetë më këmbëngulëse për t’i siguruar votat për anëtarësim në KiE.
Megjithatë, ajo shton se tani është momentumi i duhur për anëtarësim në Këshill të Evropës.
“Është një momentum i mirë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës për shkak të suspendimit të Rusisë dhe që nuk mund të ketë veto. Po shpresojmë që gjithë ky lobim që është bërë të ketë rezultat, pasi është në interes të të gjithëve që Kosova me qenë pjesë e Këshillit të Evropës. Një rol po e luan edhe delegacioni i Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pasi vërtet e kanë bërë një punë të madhe në lobim, pasi i kanë mundësitë më të mëdha, janë pjesë e këtyre forumeve që Kosova nuk është”, shton Kadrijaj.
Mirëpo, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është optimiste se Kosova do të anëtarësohet në Këshill të Evropës brenda disa muajsh.
Ajo javën e kaluar para deputetëve deklaroi se votat janë siguruar dhe tani nuk duhet të kalojë shumë kohë për shqyrtim të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KiE.
“Çfarë ka ndodhur ndërkohë është se askush nuk ka dilemë që votat i kemi të siguruara, kjo ka qenë sfida kryesore që partnerët tanë kanë menduar se do të jetë më e madhja, sigurimi i votave të nevojshme për të pranuar kërkesën tonë. Votat janë siguruar dhe unë mendoj që nuk duhet të kalojë edhe shumë kohë, pasi janë shterur të gjitha procedurat për të kaluar kërkesën tonë nga Komiteti Ministror tek Asambleja Parlamentare e KiE”, tha ajo.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022. Aplikacionin fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pastaj, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës