Opozita maqedonase kërkon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe kuvendare

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kanë kërkuar nga partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që sa më parë të thirrin një takim liderësh, në të cilin do të merreshin vesh për datën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, që duhet të mbahen në vitin 2024.
Kërkesa e OBRM-PDUKM-së dhe e Frontit Opozitar Shqiptar u bë pas thirrjes së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili të enjten kërkoi nga partitë që sa më shpejt të merren vesh për zgjedhjet e ardhshme. Në të kundërtën, tha ai, deri në fund të vitit do të shpallte zgjedhjet në afatin e parë të mundshëm, bazuar në përcaktimet kushtetuese.
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, sipas Xhaferit, mund të organizohen mes 5 majit dhe 15 korrikut të vitit 2024, ndërsa presidencialet më së voni më 25 prill, rundi i parë dhe më 8 maj 2024 rundi i dytë.
Ai ka thënë se nëse partitë pajtohen që të ketë zgjedhje të dyfishta, atëherë ato mund të mbahen më 5 apo 8 maj të vitit të ardhshëm.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski, ka thënë se do të pranonte çdo takim që do të caktojnë partitë në pushtet që të ulen për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve.
Opozita maqedonase ka hequr dorë edhe nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme, por ka kërkuar që zgjedhjet e rregullta të mbahen në afatin e parë të mundshëm ligjor.
“Le të ulen dhe le të merren vesh dhe të vendosin. Si të vendosin ashtu ne do ta pranojmë, vetëm le të vendosin që ta çlirojnë shoqërinë. Mund të vendosin për datën 5 apo 8 maj, ne do ta pranojmë, mund të vendosin edhe data tjera të përafërta, vetëm le të vendosin. Do të ishte marrëzi të ketë zgjedhje të ndara dhe të shpenzojmë paratë e qytetarëve. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë kurdo që ata të caktojnë një takim për datat përfundimtare për zgjedhjet”, ka deklaruar Mickovski.
Por, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se nuk ka nevojë për takim liderësh pasi për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, ka grupe pune në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, dhe me këtë rast ftoi OBRM-PDUKM-në që të marrë pjesë në to.
“Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve tashmë ka një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë, ku të gjitha partitë politike kanë deleguar përfaqësuesit e tyre. Vetëm OBRM-PDUKM-ja nuk e ka deleguar përfaqësuesin e saj. Prandaj i inkurajoj që të caktojnë përfaqësuesin e tyre, sepse një apo dy parti nuk mund të vendosin për një proces zgjedhor në të cilin kanë marrë pjesë 30 e më shumë parti politike”, ka deklaruar Kovaçevski.
Por, ky trup në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë nuk përfaqëson as partitë opozitare shqiptare që formojnë Frontin e Bashkuar, të cilat gjithashtu bënë thirrje për caktimin e shpejtë të datës së zgjedhjeve të reja, me arsyetimin se Qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin, sipas opozitës.
“Kjo qeveri është e delegjitimuar dhe qytetarët mezi po presin zgjedhjet që t’i largojnë partitë e tanishme nga kolltukët qeveritarë. Sa më shpejt që të vetëdijesohen aq më mirë për vendin. Çdo kundërshtim i mëtejmë do të krijojë potencial për një krizë kushtetuese që do të ketë pasoja shumë të dëmshme në afat të mesëm, prandaj BDI-ja dhe LSDM-ja duhet ta kuptojnë dhe të pranojnë se nuk janë më në gjendje të diskutojnë se çfarë do të ndodhë pasi në një mënyrë apo tjetër do t’i humbin zgjedhjet”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Opozita shqiptare njoftoi se në zgjedhje do të dalë me kandidatë të përbashkët për deputetë dhe me një kandidat për president të Maqedonisë së Veriut, por kërkon që dy ciklet zgjedhore të mbahen në të njëjtën ditë.
“Për shkak se ndodhemi në krizë ekonomike dhe qytetarët janë të lodhur, qëndrimi ynë është se nuk ka nevojë që qytetarët dy herë t’i ftojmë të dalin në zgjedhje dhe dy herë të bëhen shpenzime. Meqë dallimi mes dy cikleve zgjedhore atyre për president dhe Parlament është vetëm në dy apo tre muaj, atëherë qëndrimi ynë është të kemi një palë zgjedhje, apo të jenë të përbashkëta”, ka deklaruar Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.
Partitë në pushtet në disa raste kanë theksuar se do të pranonin edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në rast se partitë opozitare mbështesin ndryshimet kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si kusht për vazhdimin e bisedimeve të integrimit evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri