Pozitë e opozitë e kanë konsideruar Kodin Civil si dokumentin më të rëndësishëm pas Kushtetutës së Kosovës. Megjithatë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupi Multietnik nuk e ka mbështetur këtë draft-kod të prezantuar në seancën e kësaj të mërkure.
Në shqyrtimin e parë të projekt-kodit civil u tha se nuk rregullohet martesa mes gjinisë së njëjtë, por vetëm në mënyrë afirmative e njeh bashkësinë civile. Për këtë, opozita ka kërkuar deklarimin e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me këtë çështje.
Për këtë është sqaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Unë mendoj që po lexohet keq, pse po lexohet keq? Për faktin se në nenin 1138 është paraparë mundësia që personat me gjini të njëjtë të mund të regjistrohen si bashkësi civile dhe po ashtu kodi nuk ka rregulluar kushte dhe procedurën, por vetëm në mënyrë afirmative ka përcaktuar që në të ardhmen të mund të rregullohet me ligj të veçantë. Dhe unë konsideroj që kjo është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, e cila nuk lejon asnjë lloj diskriminimi”, ka deklaruar ajo.
Në emër të Komisionit për Legjislacion, Driton Selmanaj i ka rekomanduar deputetëve që të votojnë në parim këtë draft-kod.
“Të miratohet në parim projekt-kodi civil i Republikës së Kosovës. Arsyetim: Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsion, para shqyrtimit të parë të projektligjit në mbledhjen plenare duke vepruar në pajtim me nenin 56 dhe paragrafin 2 të rregullores së kuvendit, shqyrtoi në parim projekt-kodin civil të Republikës së Kosovës dhe konstatoi se i plotëson kushtet që t’i procesohet kuvendit për miratim dhe shqyrtim në parim. Për këtë arsyeje ia rekomandojë kuvendit shqyrtimin dhe miratimin në pajtim me rregullat dhe rregulloren e kuvendit”, tha Selmanaj.
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se janë 1630 nene të këtij draft-kodi, duke shtuar se Kosova nuk ka pasur asnjëherë një dokument të tillë.
“Po e përmendi këtë fakt për të kujtuar rëndësinë që e ka kodifikimi i të drejtës civile për një shtet. Pas vitit 2004, puna në draftin e kodit civil është aktualizuar prej vitit 2014. Dhe është punuar deri më tani në disa qeveri. Më në fund ky dokument po u prezantohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Si një prej deputetëve më të rëndësishme për një shtet, ky draft-kod ka rregulluar dhe avancuar segmente të ndryshme të jetës. Barazia para ligjit, të drejtat e njeriut, prona, transaksionet ekonomike, kontrata, marrëdhëniet familjare, të drejtat e fëmijëve, trashëgimia”, ka thënë ajo.
Sipas saj, draft-kodi civil është dokumenti më i rëndësishëm që është dorëzuar deri më tani nga Qeveria e Kosovës.
Me këtë është pajtuar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri. Por, ai ka pasur kritika për mos-prezencën e kryeministrit Albin Kurti në këtë seancë. Madje tha se do të përmbahen në votim pa pasur një deklarim të tij për çështjen e martesave mes gjinisë së njëjtë.
“Duke pasur parasysh që është një dokument tejet i rëndësishëm është e papranueshme mos me qenë kryeministri. Ne si grup parlamentar i bëjmë thirrje që të vijë sepse pikërisht për këtë Kod, i kemi pasur reagimet e bashkësive fetare, Bashkësisë Islame, Bashkësisë Hebraike, Kishës Katolike në raport me nenin 1138, bashkësisë e regjistruara civile ndërmjet personave me seks të njëjtë që janë të lejuara. Pastaj kushtet dhe procedurat rregullohen me ligj të veçantë. Ky ka qenë një debat i gjatë në Republikën tonë dhe neve na intereson mendimi i kryeministrit për këtë çështje, sepse ai nuk është prononcuar asnjëherë, as kryeministri as presidentja për një hap të tillë që po e marrim si vend. Pa prezencën e kryeministrit dhe deklarimit të tij, ne përmbahemi nga votimi dhe shpresojmë që kryeministri të gjejë kohë dhe të vie në këtë seancë plenare”, përfundoi Tahiri.
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur Driton Selmanaj, ku ka kritikuar ministren Albulena Haxhiu “për mos guxim” të deklarimit për martesat mes gjinisë së njëjtë.
“Vërtetë kemi shumë interes ta kuptojmë qëndrimin e qartë të qeverisë lidhur me çështjen me të cilën është bërë më tepër çështje e diskutueshme në shoqëri. Për fatin e keq, duke u fokusuar vetëm në këtë çështje janë lënë anash shumë çështje të rëndësishme që rregullon kjo materie. Ka shumë, shumë çështje të tjera me të cilat ky dokument fokus dhe analizë të mirëfilltë për secilin element”, ka deklaruar Selmanaj.
Ai ka pyetur qeverinë nëse kanë filluar procedurat për ligj të veçantë për martesën mes gjinisë së njëjtë.
E, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se janë kundër draft-kodit civil.
“Jemi kundër versionit të këtij kodi civil. Ajo që dua të them është që të trajtohen çështjet që janë të ndjeshme, që duhet t’i bëjë shumica parlamentare. Dhe në këtë aspekt, të deklarohet publikisht dhe jo të na fsheh. Nuk jemi kundër askujt, mirëpo ne mendojmë se në formën si është ky Kod-Civil nuk e ka mbështetjen e grupit parlamentar.
Në emër të Grupit Multietnik, Erxhan Galushi ka shprehur kundërshtinë për këtë Kod Civil.
“Janë shtuar disa risi të reja, sidomos te pjesa e martesës e që ne po e konsiderojmë që është kundër vlerave tona dhe traditave tona familjare, por edhe të vendit. Sepse unë mendoj që e jashtëzakonshmja nuk mund të jetë kurrë e zakonshme. Po kështu si pa-natyrshmëria nuk mund të jetë kurrë e natyrshme. Publikimi dhe provimi i jashtëzakonshmes në diçka të zakonshme mendojmë që është fyerja për shumicën e zakonshme”, ka thënë ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës