Paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për formimin e Forumit të liderëve të partive politike parlamentare, me qëllim që të ndërtohet konsensusi i nevojshëm politik në vend për organizimin e procesit të dialogut me Serbinë, ka hasur në reagimin e partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Megjithatë, përderisa Lëvizja Vetëvendosje përjashton çdo mundësi që në rrethanat e tanishme të përfshihet në procesin e dialogut, Partia Demokratike e Kosovës pret ftesë formale nga institucionet e vendit, në mënyrë që ta shqyrtojë atë.
LVV: Nuk bëhemi palë me qeverinë në dialog me Serbinë
Rexhep Selimi, shef i Grupit Parlamentar të partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë që aktualisht nuk ekzistojnë rrethana që LVV të mbështesë qeverinë aktuale, e cila siç thotë ai, pretendon të udhëheqë dialogun me Serbinë
“Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të bëhet palë me një qeveri të tillë, e cila jo vetëm që është jolegale dhe jolegjitime, por një qeveri që tashmë ka krijuar raport të pabarabartë ndaj Serbisë, duke hequr masat e reciprocitetit, si parakusht për të vazhduar bisedimet me Serbinë”, theksoi Selimi.
Avni Bytyqi, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo tjetër opozitare në Kuvendin e Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që ky subjekt politik konsideron që tema e dialogut është shumë e rëndësishme për vendin, ndërkohë që qasja aktuale e kryeministrit Hoti ndaj kësaj teme është joserioze.
“Ne besojmë që ftesat që bën në studiot televizive nuk janë serioze në raport edhe me situatën politike nëpër të cilën po kalojmë. Partia Demokratike e Kosovës do të shqyrtojë me seriozitetin më të madh çdo ftesë që vjen nga institucionet e vendit, sidomos lidhur me temën e dialogut, pasi që edhe ne jemi të interesuar se si do të duket realisht qasja e këtij kryeministri në raport me këtë temë. Në këtë kontekst, PDK-ja po e pret ende ftesën zyrtare nga kryeministri Hoti”, theksoi Bytyqi.
Ndërkaq, analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ka shprehur mendimin që pavarësisht që nisma e kryeministrit Hoti për formimin e Forumit të liderëve të partive politike parlamentare, me idenë që pala e Kosovës në dialog me Serbinë ta ketë një qëndrim të përbashkët, ka qëllimin e mirë, ajo është e panevojshme.
“Grupe të tilla të ashtuquajtura të unitetit, forume të tilla të unitetit, nuk janë të nevojshme tash kur Kosova i ka institucionet e veta dhe presidenti dhe qeveria i kanë përgjegjësitë e veta kushtetuese. Forumet e tilla dhe grupet e tilla të ashtuquajtura të unitetit, kanë pasur logjikë kur Kosova ende nuk e kishte shpallur pavarësinë. Ndërkohë që askush nuk mund ta detyrojë ose t’ia imponojë opozitës që të bëhet pjesë e procesit të dialogut”, u shpreh Mushkolaj.
Kryeministri Avdullah Hoti, më herët ka deklaruar se Kosova është e gatshme të hyjnë në procesin e dialogut dhe pret që takimi i parë në kuadër të këtij procesi të jetë së shpejti.
Megjithatë ai ka theksuar që dinamika e dialogut dhe përfundimi i marrëveshjes nuk varet nga Kosova.
Për dialogun, roli i opozitës në kuvend
Për kalimin e marrëveshjes, në rast se ajo eventualisht arrihet, do të nevojiten dy të tretat e votave të 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq që në favor të formimit të qeverisë së Hotit kanë votuar 61 deputetë.
Deputeti Selimi thotë që përfundimi i procesit të dialogut është rrethanë hipotetike, por sipas tij, rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit dhe formimi i qeverisë së Avdullah Hotit, është bërë me qëllimin që, siç thotë ai, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të ketë një qeveri që nuk e kundërshton një marrëveshje eventuale të arritur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ajo çfarë ne po shohim, gjithë kjo përpjekje dhe ndërmarrje e përbashkët jolegale e presidentit me mekanizma tjerë, është për të pamundësuar që dikush të pengojë një marrëveshje të tillë. Është e kuptueshme që Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti, as që do të pranonin ndonjë herë që të pajtoheshin e lëre më të ishin aktorë të veprimeve që janë kundër interesave të qytetarëve të Kosovës”, theksoi Selimi.
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë sqarim nëse deputetët e saj do të votojnë në favor ose kundër marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – në rast se ajo arrihet eventualisht – varësisht edhe nga përmbajtja e marrëveshjes.
Analisti Mushkolaj vlerëson që lidhur me procesin e dialogut opozita mund të luaj rolin e saj në Kuvendin e Kosovës duke diskutuar mbi procesin para dhe pas marrëveshjes eventuale, mund të ngritë dilema, mund të japë propozime, si dhe në finalen e procesit, në rast se arrihet një marrëveshje eventuale me Serbinë, ta votojë ose jo atë marrëveshje.
“Pikërisht aty është roli i opozitës. Përfaqësuesit e koalicionit qeveritar, të cilët kanë zgjedhur që ta bëjnë këtë koalicion, e kanë bërë me idenë se ata e kanë përgjegjësinë e plotë për të vendosur çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet me Serbinë. Kjo është jashtëzakonisht legjitime dhe legale. Në anën tjetër, them që opozita, thjeshtë, duhet të lihet në rolin e vet opozitar, që të bëj opozitë në kuvend dhe kur të vijë puna që marrëveshjatë arrijë në kuvend, të ngitë dorën për të votuar për ose kundër saj”, theksoi Mushkolaj.
Kryeministri Avdullah Hoti, më 10 maj, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka paraqitur, siç e ka quajtur ai, kornizën e parimeve me të cilat do t’i qaset dialogut me Serbinë.
Ai ka theksuar se “dialogu do të zhvillohet vetëm mbi bazat e Kushtetutës së Kosovës”, ndërkaq parimet e këtij dialogu do të jenë që “integriteti territorial i Kosovës do të jetë i padiskutueshëm”, “konflikti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zhduket përgjithmonë” dhe “organizimi kushtetues i Kosovës është i panegociueshëm”.
Përveç formimit të forumit të liderëve të partive politike parlamentare, i cili, siç është thënë, do të kishte vetëm rol konsultativ, Hoti ka paralajmëruar edhe formimin e këshillit të ekspertëve për dialog, si dhe kërkesën ndaj Kuvendit të Kosovës që të formojë një komision parlamentar për dialog.
Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që qeveria e atëhershme e Kosovës kishte vënë ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Mickoski për marrëdhëniet me Bullgarinë: Të presim, për të vallëzuar “tango” duhen dy persona

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës