LAJMI I FUNDIT:

Operacioni policor “Bjeshka  2022” në Junik, gjenden armë ilegale në stane dhe arrestohet një 68 vjeçar

Operacioni policor “Bjeshka  2022” në Junik, gjenden armë ilegale në stane dhe arrestohet një 68 vjeçar

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të disa informatave nga tereni lidhur me disa dyshime për armëmbajtje të paligjshme dhe të shtëna me armë, Policia e Kosovës konkretisht hetuese policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune operativo -hetimore kanë  zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas kosovar me iniciale (Xh. M. viti i lindjes 1954 dhe  Sh .R. viti i lindjes 1960) të cilët posedojnë armë dhe ato i mbajnë  në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë –Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut.

“Sot me  datë 05.07.2022,  me urdhër të Gjykatës kompetente,  në orët e hershme të mëngjesit është realizuar plani operativ  i koduar “Bjeshka  2022”, është  bërë  bastisja  në dy objekte (stane)  në bjeshkën e Junikut dhe në të dy stanet janë  gjetur  provat/dëshmitë materiale si në vijim: dy (2)  armë AK-47  (kallashnikovë), njëzet e pesë (25) copë fishek të kalibrit 7.62 mm dhe tre (3) karikatorë për armë AK-47”, thuhet në njoftim.

I dyshuari i parë  ( Xh. M),  pas  intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për interviste nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori