Donald Trump sapo ka ndarë disa komente në platformën e tij Truth Social.

Bëhet e ditur se ai e krahasoi SHBA-në me një pacient, shkruan skynews.


“Operacioni mbaroi! Pacienti jetoi dhe po shërohet. Prognoza është që pacienti do të jetë shumë më i fortë se kurrë më përpara. Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”, shkroi Trump.


Ndryshe, presidenti amerikan së fundmi ka njoftuar  tarifat e reja që do të kenë një ndikim të rëndësishëm global.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se është “gati për një luftë tregtare” me SHBA-në dhe ka në plan të “sulmojë shërbimet online” në përgjigje të tarifave të reja.

Trump shpalli “Ditën e Çlirimit”, kur njoftoi tarifa të larta pothuajse në të gjithë botën, duke përfshirë 20% për importet nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/