LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 13° partlycloudy_day

Operacion i rrallë në Spitalin e Gjilanit – mjekët largojnë me sukses tek një pacient tumorin 10 cm

Operacion i rrallë në Spitalin e Gjilanit – mjekët largojnë me sukses tek një pacient tumorin 10 cm

Një operacion i rrallë dhe kompleks është kryer me sukses në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku një ekip mjekësh të specializuar ka arritur të largojë një tumor 9-10 cm nga një pacient mashkull, duke përdorur metodën transanale/transrektale.

Në këtë ndërhyrje të suksesshme morën pjesë një ekip kirurgësh, të udhëhequr nga Dr. Kushtrim Qerimi, kirurg i përgjithshëm i kthyer nga Gjermania me një përvojë mbi 10-vjeçare në sallat kirurgjikale gjermane.

Pjesë e ekipit ishin gjithashtu Dr. Alban Bislimi, kirurg i përgjithshëm në Spitalin e Gjilanit, i cili po ashtu ka ndjekur trajnim në Gjermani, si dhe Dr. Vlora Demolli-Ajeti, kirurge e përgjithshme në të njëjtin institucion.


Operacioni u mbështet nga ekipi i anestezionit i drejtuar nga Dr. Selami Kurteshi, ndërsa në sallën operative kontribuuan edhe Dr. Arber Morina dhe Dr. Sevdail Mustafa. Një rol të rëndësishëm luajtën edhe instrumentaret Sofije dhe Fatjone.

Mjeku kardiolog, Dr. Besim Guda, i cili ishte ftuar me urgjencë për një konsultë paraoperatore, vlerësoi rastin si një ndërhyrje të veçantë, duke theksuar se diagnoza e tillë më parë nuk ishte trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

Ai shprehu krenarinë për përkushtimin e mjekëve që, pas përvojës në Gjermani, janë rikthyer për të kontribuar në Kosovë.

“Ky është një tregim për shpresën që ka ky vend, për mjekët e rinj që po marrin përsipër përgjegjësinë e ecjes përpara. Ka shumë të tillë që gjejnë forcën dhe kthehen në vendlindje për të kontribuar,” tha Dr. Guda.

Sipas Gudës ky rast shënon një arritje të rëndësishme për Spitalin e Gjilanit, duke dëshmuar përparimin e tij në kryerjen e ndërhyrjeve të avancuara kirurgjikale. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Je krenaria jonë” – Mbërrin edhe një tjetër parashutë për Gjestin, Jozi: Menaxheri po t’i dërgon

“Je krenaria jonë” – Mbërrin edhe një tjetër parashutë për Gjestin, Jozi: Menaxheri po t’i dërgon

Magazina
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Lajme
E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

La Liga
Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori