Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa vende aleate joanëtare, gjatë takimit të OPEC-ut në Vjenë kanë vendosur të reduktojnë prodhimin ditor të naftës për të balancuar tregun botëror të naftës.
Suhail Mohammed Al Mazrouei, kryetar i Konferencës së OPEC-ut dhe ministër i Energjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), tha se OPEC ka vendosur që prodhimi ditor të reduktohet deri në 800 mijë fuçi.
“Vendet joanëtare të OPEC-ut kanë vendosur po ashtu të reduktojnë prodhimin e tyre të përditshëm për 400.000 fuçi. Kështu, u vendos që prodhimi total të reduktohet për 1,2 milion fuçi”, tha Al Mazrouei në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit të vendeve të OPEC-ut dhe vendeve që i janë bashkuar nismës dhe nuk janë anëtare të kësaj organizate, së bashku të njohura si OPEC+, përcjell Telegrafi.
Ai vuri në dukje se bisedimet zgjatën më shumë sesa që pritej, duke shtuar se ai megjithatë është i kënaqur, për shkak të, siç tha, vendimeve të suksesshme që përfundimisht arritën t’i sjellin.
Vendimi për të reduktuar prodhimin ditor të naftës do të fillojë të zbatohet në janar të vitit 2019 dhe do të zbatohet në gjashtë muajt vijues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze