Onkologu i njohur, Ilir Kurtishi gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", i mbështetur nga United Hospital theksoi rëndësinë e aktivitetit fizik në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Sipas tij, ushtrimi i rregullt fizik nuk ndikon pozitivisht vetëm në shëndetin mendor dhe atë kardiovaskular, por edhe në uljen e rrezikut nga sëmundjet kancerogjene dhe metabolike.




“Aktiviteti fizik ul rrezikun për sëmundjet e trupit të njeriut gati për 10-15 për qind, sipas studimeve të realizuara në disa qendra në Evropë. Jo vetëm sëmundjet mendore dhe të zemrës, por edhe ato kancerogjene apo metabolike të trupit tonë”, ka deklaruar Kurtishi.

Ai shpjegon se trupi i njeriut funksionon ndryshe kur është në lëvizje, pasi përmes aktivitetit fizik përmirësohen proceset e brendshme të organizmit dhe forcohet mbrojtja natyrale e qelizave.

“I gjithë sistemi ynë i organizmit punon më ndryshe kur ne bëjmë aktivitet fizik. Përveç lirimit nga radikalet toksike, qelizat tona stimulohet të shkatërrojnë ose të përthithin produktet e dëmshme që mbesin në trup, duke krijuar kushte për një jetë qelizore më të shëndetshme”, ka shtuar ai.

Sipas Kurtishit, aktiviteti fizik vepron si një “oazë shëndeti” për trupin, duke e mbushur atë me energji dhe duke ndihmuar në ruajtjen e funksionit normal të qelizave.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com