Fjala është për omëletën e shpejtë nga të bardhët e vezëve, përgatitja e së cilës zgjat afro dhjetë minuta Përbërësit:- ½ luge vaj ulliri;- 3-4 domate qershi;- 3-4 të bardhë të vezëve (gjysmë filxhani prej 240 ml);- 30 gramë mozzarella të grirë në rende;- 1 lugë e vogël parmezan të grirë në rende;- kripë;- piper.

212989 shutterstock 187446554 ls


Përgatitja:

Nxehni tiganin, shtoni vajin dhe domatet e grira hollë.

Qitni kripë, piper dhe lërini në zjarr përafërsisht një minutë.

Shtoni me pirun lehtësisht të bardhët e tundura të vezëve, qitni sipër mozzarelën dhe parmezanin, mbuloni tiganin dhe ulni zjarrin.

Piqni derisa të krijohet omëletë kompakte.

Hiqeni nga zjarri dhe menjëherë shërbejeni.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.