Aktorja, Olta Gixhari, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjete sociale me postimin e fundit, ku shfaqet më në formë dhe më e sigurt se kurrë më parë.

Me një set fotografish të realizuara në ambient të hapur, në një tarracë të gjelbëruar, Olta ka vendosur të ndajë me ndjekësit një anë më të guximshme dhe tërheqëse të sajën.


E veshur me një kostum sportiv ngjyrë rozë që i thekson format trupore, Olta duket plot vetëbesim dhe hijeshi.

Veshja përbëhet nga një palë streçe të ngushta dhe një bluzë e shkurtë me mëngë të gjata që nxjerr në pah belin e saj të hollë dhe dekoltenë e theksuar, duke e kthyer setin në një kombinim perfekt mes finesës dhe sensualitetit.

Fotografitë, të cilat duket se janë realizuar në një mjedis natyror me shumë gjelbërim përreth, vijnë me një atmosferë relaksuese, por me një prezencë të fuqishme të vetë Oltës.

Shikimi i saj i drejtë dhe qëndrimi i vendosur e përforcojnë idenë e një gruaje që e ka përqafuar identitetin e saj dhe nuk druhet të shfaqet ashtu siç është – e bukur, e lirë dhe në kontroll të vetes.

Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar. Komentet janë të shumta dhe në masë të madhe pozitive, ku ndjekësit e komplimentojnë për dukjen e saj mbresëlënëse.

Olta Gixhari, e njohur për rolet e saj në teatër dhe për karizmën që ka shfaqur në ekran, vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më të dashura për publikun shqiptar. /Telegrafi/